1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kosovë, TIKA rinovon “Parkun e Qytetit” në Prishtinë

Më të lexuarat

“Parku i Qytetit që ndodhet në qendër të Prishtinës me lodra të papërdorshme një kohë të gjatë dhe me pamje jo të mirë do të rinovohet me mbështetje të TIKA-s”, thuhet në njoftim

PRISHTINË (AA) – Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka filluar punët për rinovimin dhe rregullimin e ambientit dhe këndit të lodrave në “Parkun e Qytetit” të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga TIKA, thuhet se me anë të takimeve të realizuara gjatë këtij viti në mes të Komunës së Prishtinës dhe TIKA-së janë shqyrtuar kërkesat primare në përmirësimin e infrastrukturës sociale, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjës së trashëgimisë kulturore të cilat mund të realizohen bashkarisht.

Në kuadër të kërkesave, duke i theksuar hapësirat e gjelbra në Prishtinë i është dhënë përparësi punëve të cilat mund të realizohen nëpër parqe të qytetit dhe kanë filluar punimet në parkun e qytetit të Prishtinës me qëllim të përmirësimit të kushteve për fëmijët.

“Parku i Qytetit që ndodhet në qendër të Prishtinës me lodra të papërdorshme një kohë të gjatë dhe me pamje jo të mirë do të rinovohet me mbështetje të TIKA-s. Me anë të punimeve të cilat do të realizohen me rinovimin e lodrave dhe rregullimin e ambientit parku do të marrë një pamje të re. Në këndin e lodrave do të ketë edhe hapësira për fëmijët me aftësi të kufizuara. Parku i cili do t’u mundësojë fëmijëve me aftësi të kufizuara të kalojnë kohën edhe me fëmijët tjerë do të jetë i pari i këtij lloji në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e TIKA-s.

Punimet e filluara nga TIKA planifikohen të përfundojnë brenda dy muajve dhe menjëherë pas përfundimit të punimeve do të bëhet edhe hapja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit