20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kosovë – Motrës se nderit i vidhen 10 mijë euro

Më të lexuarat

Mëngjesin e të martës në Novosellë të komunës së Gjakovës, është vjedhur shtëpia e motrave të nderit të kishës së këtij fshati.
Një person i panjohur, është futur në këtë shtëpi dhe ka marrë 10 mijë euro, para të cilat i përkisnin njërës prej motrave të nderit që shërbejnë në kishën “Shën Rroku”.

Disa media kan vizituar edhe këtë kishë, ku motrat nuk kanë dashur të flasin para kamerave, mirëpo përveç kësaj kanë penguar edhe punën e mediave, duke mos i lënë banorët e fshatit të flasin.

Ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, thuhet se ky rast është i ndjeshëm. Mirëpo, policia ka arritur që të identifikojë personin të cilin murgesha ia kishte mbajtur mend targat e veturave.

Gjokaj ka thënë se shuma e vjedhur është e konsiderueshme, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk ka dhënë më shumë detaje .

Por shumën e vjedhur e konfirmoi vetë prifti i kësaj kishe, Don Lushi .

Ai ka thënë se janë vjedhur 10 mijë euro.

E paratë sipas priftit nuk janë të kishës por të njërës nga motrat e nderit që jeton aty.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit