8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kosovë, ministri Sefaj takim me kryeprokurorin e Turqisë

Më të lexuarat

Në një njoftim nga MPB e Kosovës thuhet se në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fushën e sigurisë

PRISHTINË (AA) – Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Flamur Sefaj, priti në një takim kryeprokurorin e Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga MPB e Kosovës thuhet se në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fushën e sigurisë.

Ministri Sefaj falënderoi kryeprokurorin Akarca për ndihmën e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës, në avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Kryeprokurori Akarca konfirmoi se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të vazhdojë edhe më tutje në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe se Turqia do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha aspektet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit