8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kosovë, KFOR-i Turk përuron kabinetin e informatikës në shkollën “Ibrahim Banushi”

Më të lexuarat

LIPJAN (AA) – Në shkollën fillore “Ibrahim Banushi” në fshatin Shalë të Komunës së Lipjanit, sot u bë përurimi i kabinetit të informatikës, i cili është pajisur nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë (KFOR-i Turk), raporton Anadolu Agency (AA).

Në përurimin e këtij kabineti, i cili është financuar nga Qeveria e Republikës së Turqisë, në kuadër të Projektit të Bashkëpunimit Ushtarak-Civil të KFOR-it Turk, morën pjesë komandanti i KFOR-it Turk në Kosovë, koloneli Cem Sinan Barım, drejtori i shkollës “Ibrahim Banushi”, Izet Shala, përfaqësuesit komunalë, të KFOR-it Turk në Kosovë si dhe mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës.

Me rastin e hapjes së kabinetit, komandanti i KFOR-it Turk në Kosovë, koloneli Cem Sinan Barım tha se edukimi dhe arsimimi i fëmijëve është tejet i rëndësishëm dhe prioritet për ta.

Ai tha se teknologjia po depërton shumë shpejtë në jetën e njerëzve. “Është tejet e rëndësishme që këto t’i bashkojmë me informacionet që i mësojmë në shkollë. Kontributi i këtyre kompjuterëve në këtë kabinet për arsimim dhe edukim do të jetë një rezultat shumë i mirë për ne. Do të jemi shumë të gëzuar kur në periudhën e ardhshme vijmë në vizitë dhe ju shohim duke i përdorur ato”, tha Barım.

Ndërsa drejtori i shkollës fillore “Ibrahim Banushi”, Izet Shala me këtë rast tha se kishin një mungesë të madhe të furnizimit në kabinetin e informatikës. “Projekti i financuar nga ushtria turke iu ka mundësuar nxënësve tanë që të jenë të barabartë me nxënësit e Evropës dhe me vendet tjera në zhvillim”, tha ai.

Shala po ashtu shprehu dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në ditët në vijim. “Ju falënderojmë shumë dhe u jemi mirënjohës për kontributin e dhënë për shkollën, nxënësit dhe arsimtarët tanë”, shtoi ai.

Nxënësit e shkollës u shprehën shumë të gëzuar që tanimë shkolla e tyre është pajisur me kompjuterë.

Në kuadër të projektit janë dhuruar dhjetë kompjuterë, një llaptop, një sistem i zërit, një projektor dhe një perde të projektorit, të gjitha në vlerë prej rreth 6 mijë eurosh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit