16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kosovë: Albright Capital Management tërhiqet nga gara

Më të lexuarat

Një fond investimesh, që udhëhiqet nga ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, ka vendosur edhe përfundimisht të tërhiqet nga gara për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, shkruan e përditshmja New York Times.

Drejtori menaxhues i “Albright Capital Management”, Nelson Oliveira, ka konfirmuar për gazetën “International Herald Tribune” se “në tetor, është vendosur të ndiqen mundësitë tjera për të cilat besohet se pasqyrojnë mundësi më të mëdha suksesi për investitorët”.

Tërheqja e kësaj kompanie nuk është publikuar zyrtarisht nga qeveria e Kosovës.

Bazuar në deklaratën e zotit Oliveira, gazeta shkruan se publikimi nuk është bërë për shkak të konfidencialitetit, që kërkohet në procesin e tenderimit.

Por, kjo kompani ka vendosur të konfirmojë se i ka dhënë fund garës, “meqë informacionet për tërheqjen tonë tash janë publike”, ka thënë zoti Oliveira, duke iu referuar shkrimeve në media bazuar në burime anonime, shkruan NYT.(a.v.)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit