6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kosovari që sulmoi me sëpatë në Gjermani vendoset në repart psikiatrik

Më të lexuarat

Një gjykatë gjermane sot angazhoi në një repart psikiatrik burrin 37-vjeçar nga Kosova, i diagnostikuar si një skizofren paranojak, i cili plagosi nëntë vetë me sëpatë, transmeton Klan Kosova.

Katër viktima pësuan plagë të rënda, mes tyre një vajzë 13-vjeçare, në sulmin që ndodhi në muajin maj në stacionin hekurudhor të qytetit perëndimor të Duesseldorfit.

Fillimisht u mendua se ishte sulm terrorist, pas sulmit me kamion në dhjetor, në një treg Krishtlindjesh në Berlin, nga i cili mbetën të vdekur 12 persona.

Njeriu me sëpatë i identifikuar si Fatmir H. u kap nga policia dhe u plagos rëndë kur u hodh nga një urë prej katër metrash.

Vendimi i gjykatës se burri nuk mund të shpallet ligjërisht i fajshëm ishte në përputhje me kërkesat e prokurorëve, mbrojtësve dhe paditësve.

Fatmir H. kishte ardhur në Gjermani në vitin 2009 dhe kishte marrë leje qëndrimi për arsye humanitare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit