10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kosovari masakron gruan me thikë dhe pastaj e djeg me acid

Më të lexuarat

Një shqiptar ka sulmuar me thikë gruan e tij dhe më pas e ka djegur me acid në banesën e tyre. Ngjarja ndodhi në apartamentin e një ndërtese në Salinatore të Forlì-s. 37-vjeçarja shqiptare, e cila u dërgua në spital, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi mori plagë dhe djegie. Burri nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia italiane. Banesa ku ka ndodhur ngjarja Ishin fqinjët e çiftit ata që ndërhynë pasi dëgjuan britmat e gruas.

Ndonëse ata janë përpjekur të ndalojnë autorin, ai është larguar bashkë me dy fëmijët. Sipas hetuesve, deri tani dyshimet janë ngritur në pistën e xhelozisë, por po hetohet edhe mbi mundësinë e sherrit pas kërkesës së gruas për divorc. Kosovari rrezikon burg për akuzat e vrasjes në tentativë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit