7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kosovarët rezultojnë më të lumtur në rajon, Shqipëtarët ndër më të palumturit

Më të lexuarat

Shqiptarët janë populli më i palumtur në rajon. Sipas një raporti për Lumturinë në Botë, të bërë nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së, Shqipëria renditet në vendin e 107.

Raporti i lumturisë botërore është një studim historik i gjendjes së lumturisë globale që i rendit 156 vende, nisur nga fakti se sa të lumtur janë qytetarët e tyre. Raporti i sivjetshëm i lumturisë fokusohet në lumturinë dhe komunitetin: se si lumturia ka evoluar gjatë dhjetëra viteve të fundit, me fokus në teknologjitë, normat shoqërore, konfliktet dhe politikat qeveritare që i kanë nxitur këto ndryshime.

Kosova në këtë raport renditet si vendi i 46, ndërkaq vendet tjera të rajonit kanë këtë renditje: Serbia në vendin e 70-të, Mali i Zi 73, Kroacia 75, Bosnje dhe Hercegovina 78, Maqedonia në vendin e 84.

Sondazhet janë bërë për periudhën ndërmjet viteve 2016-2018. Finlanda përsëri është e para, si vendi më i lumtur në botë. Dhjetë vendet tjera që janë renditur vazhdimisht në mesin e më të lumturve janë : Danimarka, Norvegjia, Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Austria. SHBA-ja u rendit në vendin e 19-të duke rënë një vend nga viti i kaluar.

Ndërkaq në fund të listës së vendeve më të lumtura gjenden: Afganistani në vendin e 154, Republika e Afrikës Qëndrore në vendin e 155 dhe Sudani Jugor renditet në vendin e 156-të .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit