6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kosova nuk dorëzohet, rikthim spektakolar për fitore historike në Bullgari

Më të lexuarat

Kosova ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 ndaj Bullgarisë në një ndeshje që dhuroi shumë emocione. Fitorja e parë e Kosovës në grupe, por e dominuar me shumë raste.

Emocione, shumë gola, spektakël dhe tri pikë. Kjo ishte nata e Kosovës.

Kosova edhe një zhvilloi një ndeshje të madhe, kësaj radhe në Sofje, ku e dominoi Bullgarinë me lojë dhe me raste.

Ndeshja nisi shumë mirë për djelmoshat tanë, që arritën të krijojnë disa gjysmëraste, në fillim të ndeshjes.

Dominimi i fillimit u konkretizua me gol në minutën e 14-të, kur një aksion i ndërtuar mirë nga e djathta soli gëzim.

Edon Zhegrova pason te Mërgim Vojvoda i cili harkon bukur në zonë, e topi pas një devijimi të mbrojtjes bullgare vjen te Rashica, i cili bukur gjuan dhe shënon për 1-0.

Goli iu dedikua Arbër Zenelit që u lëndua në ndeshjen kundër Malit të Zi.

Pas tij, provoi Besar Halimi që gjuan bukur mbi portë në minutën e njëzetë.

Bullgarët provuan dy herë, por që as ata nuk ishin të suksesshëm.

Pas rasteve të Bullgarisë, ishte Kosova që e mori lojën në duar dhe rrezikoi me Bersant Celinën.

Kur pritej të mbyllej pjesa e parë pas një gabimi të lojtarëve tanë, më së miri u gjend Ivelin Popov që barazoi rezultatin në minutën e 43-të.

Bersat Celinën dhe Vedat Muriqin provuan, por fati nuk ishte me ta në fund të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë Kosova pësoi golin e dytë.

Një këndore për Bullgarinë, në minutën e 55-të, ku Kristian Dimitrov, gjuan bukur me kokë për 2-1.

Kosova nuk u dorëzua.

Kosova ka arritur të shënojë gol të bukur me Vedat Muriqin që ka barazuar në 2-2 në minutën e 64-të.

Vedat Muriqi (Foto: FFK-Kosova/Facebook)

Shumë raste, por u desh të pritej minuta e 92-të, kur nga një harkim, Elbasa Rashani shënoi për 3-2.

Festë e madhe në tribuna dhe kudo që ka shqiptarë.

Pas kësaj fitoreje, Kosova ka pesë pikë dhe është në vendin e tretë të renditjes tabelore të grupit A, ku në pozitën e parë është Anglia me gjashtë pikë, po aq sa edhe Republika e Çekisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit