6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kosova nis vitin e ri shkollor, Haradinaj ia beson Gjinin(të birin) frymës katolike

Më të lexuarat

Kosova nisi këtë 1 shtator sezonin e ri shkollor, si dikur Shqipëria që hapte dyert e shkollave pikërisht në këtë datë.

I veçantë ka qenë mesazhi urues i kryeministrit Haradinaj. Ai, e ka përcjellë atë, duke ilustruar me vajtjen në shkollën e mesme të të birit, Gjinit, shoqëruar prej tij dhe bashkëshortes, duke zgjedhur ta arsimojë, për ta patur dhe në përputhje me emrin, te gjimnazi katolik “Lojola”.

“Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin ‘Loyola’. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane. Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor”, shkruan Haradinaj.

Më tej, sipas presidentit Thaçi, kjo ditë përcakton të ardhmen e Kosovës

“Në shkollat e Kosovës, sot hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, ku për shumë nxënës fillon një rrugëtim i rëndësishëm për ta dhe familjet tyre. Por, suksesi i nxënësve që sot për herë të parë vijojnë në klasën e parë, do të përcaktojë nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Në këto dy dekadat e fundit kemi investuar në infrastrukturë, kemi modernizuar kurrikulat dhe objektet shkollore. Tani është koha që të nxisim cilësinë, si parakusht për forcimin e përgatitjes profesionale të fëmijëve tanë”, shkruan Thaçi.

Ndërsa nga opozita, Albin Kurti ka qenë më i detajuar për ta përshkruar këtë ditë.

“Për nxënësit dita e parë e shkollës qëndron mbi ndërrimin e stinëve, mbi ndërrimin e motmoteve. Ajo e nis organizimin kryesor të përditshmërisë së tyre. Orët e kaluara në shkollë bëhen pjesë e ndërtimit të karakterit. Të gjithësecilit. Mësueset e arsimtaret, shoqet e shokët të klasës, bëhen pjesë e jetës. Andaj nuk është veç dija shkencore që shkolla shtron në sofrën tonë të mendjes, por janë edhe përvojat shoqërore dhe edukimi vleror që bëhen pjesë formuese shpirtërore e jona. Ngadalë kuptojmë se mësimi nuk është veç për të mirën personale të nxënësit a nxënëses, por për të mirën e shoqërisë në përgjithësi. Se mësimi nuk është vetëm tash dhe këtu, e as vetëm për këtë javë, muaj apo vit, por për tërë jetën tonë. Ky duhet të jetë orientimi e frymëzimi për gjeneratat e sotme.

Duke qenë hallka kryesore e sistemit, e drejta për arsim vjen si buqetë për shumë të drejta të tjera. Paçka se sot nuk është, arsimi duhet të jetë garancia për përcaktimin e jetesës sonë.

Në shkollë fëmija takon shtetin. Rritja e cilësisë së arsimit është e drejtë themeltare dhe duhet të jetë objektiv social i qeverisë së ardhshme. Prandaj gëzuar vajzave e djemve fillimin e vitit shkollor”, shkruan kreu i Vetëvendosjes. /teshesh.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit