6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kosova në INTERPOL – vendimi merret sot?

Më të lexuarat

Sot pritet të merret vendimi për pranimin ose jo të Kosovës në INTERPOL.

Vendit i duhen 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e mekanizmit më të madh policor në botë.

Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtarë/

Besnik Tahiri, gazetari i Klan Kosovës që këtë ngjarje po e përcjell nga Dubai ka thënë se ekziston një mundësi që votimi të mbahet edhe të mërkurën – mundësi kjo që ka më pak gjasa të ndodhë.

Në anën tjetër Serbia ka vazhduar lobimin te shtetet anëtare kundër anëtarësimit të Kosovës në njërën nga organizatat më të rëndësishme të sigurisë në botë.

Por Behgjet Pacolli, ministri i Punëve të Jashtme, ka shprehur bindjen e tij se Kosova do të bëhet pjesë e INTERPOL-it.

Në rast se ky votim shkon në favor të Prishtinës, atëherë Kosova do të bëhet anëtari i 194-të në INTERPOL.

Vitin e kaluar Kosova ishte tërhqur nga aplikimi për anëtarësim në INTERPOL – ky vendim atë kohë ishte marrë nga kryeministri Ramush Haradinaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit