9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kosova mirëpret vendimin e Turqisë për gjuhën shqipe në shkolla

Më të lexuarat

“MASHT e vlerëson si shumë të rëndësishëm këtë vendim për komunitetin shqiptar që jeton në Turqi, të cilit i është dhënë mundësia për kultivimin e gjuhës amtare”

PRISHTINË (AA)- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës mirëpret vendimin e autoriteteve turke për futjen e lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat turke si lëndë zgjedhore nga viti shkollor 2017/2018, në nivelin e arsimit fillor parauniversitar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga MASHT thuhet se çështja e vendosjes së lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat turke, para pak kohësh, ishte biseduar edhe gjatë vizitës zyrtare të ministrit Arsim Bajrami me ministrin e Arsimit Kombëtar të Turqisë.

“Andaj, MASHT e vlerëson si shumë të rëndësishëm këtë vendim për komunitetin shqiptar që jeton në Turqi, të cilit i është dhënë mundësia për kultivimin e gjuhës amtare dhe njëkohësisht promovon diversitetin etnik dhe të drejtat e komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës po ashtu zotohet se do të japë ndihmën e pakursyer institucionale për shqiptarët që jetojnë në shtetin turk dhe zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe, përmes ofrimit të ndihmës në hartimin e kurrikulës, planprogrameve dhe trajnimit të mësimdhënësve, në koordinim me institucionet arsimore të Republikës së Turqisë.

Nxënësit në Turqi që nga viti i ardhshëm mësimor do të mund të mësojnë gjuhën shqipe, si dhe atë boshnjake, si lëndë me zgjedhje në shkolla që nga klasa e 5-të.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit