14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kosova me rezultate shumë të dobëta edhe në PISA 2018, lë pas vetëm Filipinet dhe Republikën Domenikane (Dokument)

Më të lexuarat

Kosova përsëri ka dalë me rezultat shumë të dobët edhe në PISA 2018.

Në të dhënat e publikuara në raportin e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), e cila organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Kosova rangohet e treta nga fundi i listë me 79 vende.

Më keq se Kosova në këtë test, që vlerësohen njohuritë nga leximi, matematika dhe shkenca gjenden Filipinet dhe Republika Domenikane.

Ndërsa, në krye të listës me rezultatet më të mira është Kina, Singapori, Macao, Hong Kongu dhe Estonia.

Nxënësit kosovarë performuan nën këtë mesatare duke shënuar në lexim 353, në matematikë 366 dhe në shkencë 365. Në anën tjetër, në vitin 2015, në lexim Kosova kishte shënuar 347, në matematikë 362 dhe në shkencë 378.

Ndryshe, edhe herën e fundit, kur është mbajtur testi PISA më 2015 Kosova është renditur e treta nga fundi i listës./tg

Raporti i plotë:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit