Kosova e bllokuar

0
48

Kolona të gjata të veturave në Merdare, Dheu i Bardhë, Vermicë, Komoran, Arllat e Duhet. Ditë e vështirë për të udhëtuar me automjete.

Autoritetet e rendit kanë deklaruar se gjendja në kufirin me Serbinë paraqitet e rendë për shkak se policia serbe nuk po punon me kapacitet të plotë, ndërsa sa i përket gjendjes së krijuar në kufirin me Shqipërinë, policia thotë se tollovia është bërë për arsyeje të numrit të madhe të hyrje daljeve.
Sipas policisë, në fshatrat Komoran e Arllat të Drenasit kolonat janë krijuar pasi që po punohet në ndërtimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë. Policia e Drenasit ndodhet në kryqin e Komoranit ku po bënë përpjekje për ta zhbllokuar sado pak rrugën.
Gjendja hiq më mirë nuk paraqitet as në fshatin Duhel të Suharekës ku firma që po ndërton autostradën ka krijuar pengesa në qarkullimin e automjeteve./Indeksonline/

Më shumë se 5 orë po ju duhen qytetarëve për ta kaluar kufirin Kosovë-Serbi. Kolona të gjata të automjeteve janë bërë në të dy anët e kufirit te Dheu i Bardhë dhe në Merdare.

Qarkullimi i automjeteve po shkon shumë ngadalë, e nganjëherë qytetarët e padurueshëm lëvizin nga njëra në tjetrën pikë kufitare duke tentuar të kalojnë më shpejt kufirin.

Vozitësit e automjeteve që ndodhen në kolonë i kanë deklaruar Indeksonline përmes telefonit se për ta kaluar kufirin Kosovë-Serbi duhet të presin më shume se 5 orë.

Gjendja në këto momente nuk është e mirë as në pikalimin kufitar në Merdare, pikë kjo më e frekuentuar nga qytetarët.
Kapiten Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, i ka deklaruar Indeksonline se kolonat e gjata në Merdare janë krijuar si pasojë e disa autobusëve të cilët e kanë lëshuar Kosovën e që janë vonuar për tu kontrolluar nga policia serbe.

Gjendja më e vështirësuar është te Dheu i Bardhë, ndërsa Kelani thotë se disa qytetarë i kanë deklaruar Policisë Kufitare se autoritetet serbe nuk po angazhohen sa duhet për t’i mënjanuar pritjet e gjata.kohaislame