16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kosova, dy ndeshje miqësore në muajin mars

Më të lexuarat

Përfaqësuesja e Kosovës ka aranzhuar edhe dy ndeshje miqësore, për muajin mars. Skuadra e trajnerit Albert Bunjaku do të ballafaqohet me dy ekipe gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen. Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), nëpërmjet një komunikate për media. “Pas evaluimit të ofertave për ndeshje miqësore me disa Përfaqësuese jo aq të forta dhe me pëlqimin e Përzgjedhësit të Kosovës u konfirmua nga ana e Organizatorit të ndeshjeve si dhe Sponsorit te FFK-së, Zt. Dieter Burdenski zhvillimi i dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës kundër Eintracht Frankfurt me datën 24.03.15 në Frankfurt (ora 19) si dhe me datën 27.03.15 (ora 18) kundër Werder-Bremen në Nordhorn”, shkruan në njoftimin e FFK-së./KosovaSot

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit