5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kosova do të njihet së shpejti nga Etiopia dhe Togo

Më të lexuarat

Etiopia dhe Togoja shumë shpejt do t`i publikojnë njohjet për Kosovën.
Burime të gazetës express thonë se ato pritet vetëm t’i dërgojnë notat verbale në Prishtinë.

Për dallim prej herëve të tjera, tash Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zyra e Pacollit nuk flasin publikisht për vendimet e këtyre shteteve.
Njohjet nga Togoja e Etiopia pritet të rrisin numrin e vendeve që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës në 93, ndonëse ende mungojnë njohjet formale nga Nigeria dhe Uganda.

Këto dy shtet figurojnë në listën e shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës, Republika e Nigerit më 16 gusht 2011, ndërsa Republika e Ugandës, më 17 shkurt 2012.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë thënë se Zëvendëskryeministri Pacolli ka marrë disa shkresa nga presidentët e të dyja vendeve që ato e njohin subjektivitetin dhe shtetësinë e Kosovës.
Por, jo nota verbale. Ndërkohë, vazhdon të mbetet ende e paqartë nëse Nigeria dhe Uganda e kanë njohur pavarësinë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit