16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kosova anëtare e Shoqatës së Matematikanëve Evropianë

Më të lexuarat

Në Kongresin e 6 të Evropian të Matematikës në Krakovë të Polonisë u shqyrtua kërkesa e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës për t’u bërë anëtare e rregullt në Shoqatën e Matematikanëve Evropianë, transmeton QIK-u njoftimin. Përmes një votimi të fshehtë dhe me shumicë absolute votash (60 për, 1 kundër dhe 7 abstenime), Kosova u pranua në këtë organizatë të rëndësishme për matematikën dhe shoqërinë evropiane.

Për komunitetin e matematikanëve të Kosovës, pas anëtarësimit në Olimpiadën Ndërkombëtare Matematike, kjo shënon edhe një arritje të radhës drejt forcimit të bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërkombëtare. Në fakt, Ekipi i Kosovës për Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare udhëtoi për në Mar del Plata të Argjentinës, ku do të mbahet Olimpiada e 53 të me radhë dhe ku do të marrin pjesë 553 nxënës nga 100 shtete. Ekipi i Kosovës përbëhet nga Arbër Selimi (Pejë), Petri Avdylaj (Istog), Valdrin Sherifi (Prishtinë), Besart Kodraliu (Podujevë), Erza Raskova (Prishtinë) dhe Shqipron Shala (Pejë), ndërsa udhëheqës dhe zv.udhëheqës i ekipit është prof. Ramadan Limani dhe prof. Kajtaz Bllaca, respektivisht.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës është themeluar në gusht të vitit 2008 dhe ka për qëllim avancimin e matematikës dhe zbatimin e saj. Shoqata e kryen punën vullnetarisht dhe ajo punë mundësohet nga mbështetja bujare e donatorëve (ProCredit Bank, Qeveria e Kosovës, PTK, etj.)./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit