7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Korporata Energjetike e Kosovës arsyeton retë e mëdha të tymit në Obiliq

Më të lexuarat

Re të tymit të zi janë parë sot mbi termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” në Obiliq.

Korporata Energjetike e Kosovës në një sqarim, ka thënë se ky tym i zi është i zakonshëm për shkak se sot ka përfunduar remonti kapital, gjë që kryhet çdo vit.

“Korporata Energjetike e Kosovës, njofton opinionin se tymi i zi që po shihet në termocentrale është si rezultat i kthimit në prodhim të blloqeve pas remonteve kapitale. Nuk ka asgjë shqetësuese dhe nuk po ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Ky është një proces i pa shmangshëm që zgjatë për disa orë derisa të kthehen blloqet në prodhim pas revizioneve të përgjithshme. Kjo ndodh prej kur janë instaluar këto pajisje në Kosovë, tash e 60 vite me parë.  Njëjtë sikurse që ndodhë në çdo vend të botës ku prodhohet energji elektrike nga thëngjilli. Kjo është si rezultat i ndezjes së gjeneratorëve me anë të djegies me naftë dhe zgjatë disa orë derisa të hynë në sistem dhe të fillon ndezja e gjeneratorëve me thëngjill. Prandaj, i kemi njoftuar qytetarët dhe organet përgjegjëse së se kjo do të ndodhë gjatë fazës se kthimit të blloqeve në prodhim pasi kemi përmbyllur me kohë të gjitha remontet në blloqet e TC-A dhe TC-B në mënyrë që nga shtatori t’i kemi të gjitha kapacitetet në dispozicion të prodhimit të energjisë elektrike. Ajo qe shihet sot është si rezultat I kthimit në prodhim të ‘Bllokut A3’ cili ka qenë në revizion të përgjithshëm, i ndalur për 4 muaj rresht. Gjithnjë duke u bazuar në programin e dhënë nga OE, gjatë kësaj kohe në dalje të oxhakut do të jetë prezentë tymi pak me i theksuar si dhe  zhurma që do paraqitet gjatë testimit. Gjatë fazës së startimit të njësisë gjeneruese situatë e tillë (tym më I theksuar) është e pashmangshme. Pavarësisht kësaj, ne mbesim me shpresë që do të kemi mirëkuptimin e gjithë qytetarëve sepse kjo është forma e vetme  cila na mundësin që qytetarëve të vendit të ju ofrojmë stabilitet energjetik edhe gjatë sezonit dimëror”, thuhet në sqarimin e KEK-ut.

Të premten e kaluar, KEK pati njoftuar se kanë përfunduar me sukses remontin kapital në njësinë B-2, A-3 të termocentralit “Kosova A”, derisa kanë bërë të ditur se do të kenë edhe fazën testuese e cila do të zgjasë tri ditë. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit