12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Koronavirusi – Xhamitë në Gjermani mund të hapen në filim të majit

Më të lexuarat

Kryetari i Këshillit Islam të Gjermanisë, Burhan Kesixhi (Kesici) tha se në maj mund të rihapen përsëri për besimtarët objektet e kultit, të cilat janë mbyllur në kuadër të masave të marra në vend për të luftuar me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19).

Takimi i mbajtur në Ministrinë e Punëve të Brendshme për rihapjen e objekteve të kultit ishte shumë produktiv dhe u ra dakord për përgatitjen e një projektdokumenti,- sqaroi Kesixhi në një deklaratë që bëri pas mbledhjes.

Duke u ndalur në rëndësinë që ka përgatitja sa më shpejt e projektdokumentit në fjalë Kesixhi tha: “Xhamitë dhe të gjitha faltoret në Gjermani ka mundësi të hapen në fillim të majit”.

Ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë njoftoi përmes një komunikate të shkruar se kancelarja Merkel në takimin që do të ketë më 30 prill me kryetarët e landeve për masat kundër Covid-19 do të diskutojë edhe për çështjen e rihapjes së objekteve të kultit për besimtarët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit