15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Koronavirusi i mbyll tetë xhami në Kërçovë

Më të lexuarat

Kërçovë, 1 korrik 2020  – Në Kërçovë deri dje, 30 persona janë infektuar me koronavirus, prej të cilëve aktivë janë 25, ndërsa në mesin e tyre është edhe imami i një xhamie të qytetit në Kërçovë.

“Për këtë arsye, ne kemi vendosur që t’i mbyllim përkohësisht tetë xhami, kryesisht brenda dhe përreth zonës së qytetit në Kërçovë. Ne, si myftini, konsiderojmë se besimtarët që e vizitonin xhaminë ku po shërbente imami i infektuar, tani mund të shkojnë në xhamitë përreth, kështu që vendosëm të bëjmë një hap të tillë, mbi të gjitha për të mbrojtur shëndetin e besimtarëve”, tha myftiu Murat efendi Useini nga Kërçova.

Ai shtoi se xhamitë do të mbyllen deri të premten kur do të jetë lutja e së premtes me respektimin e rekomandimeve shëndetësore. bs/shk/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit