13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kopshti BLETA – Një prind i shqetësuar nga sulmet e Islamofobëve

Më të lexuarat

Me këtë postim dëshirojë ta ndajë shqetësimin tim në lidhje me keqpërdorimin e fotografisë të djalit tim 4 vjeçar nëpër mure të facebook-ut për ti dhënë kahje politike madje ksenofobe nga ana e disa analistave ala facebook të cilët nëpërmjet facebook-ut mundohen ti shërrojnë komplekset jetësore në supe te fëmijeve. Unë jamë njëri nga ato prind fëmija e të cilët mësimin parashkollor e ndjek në kopshtin BLETA. Ky vendim është I imi dhe I shoqes time të cilët kemi pa të arsyeshme ta dërgojmë aty fëmin. Procesin edukativ si prind e kam përcjell prej kohës që kemi marr vendimin ta dërgojm fëminë ne kopsht. Madje, kam shëtitur të gjitha kopshtet në komunën e Çairit dhe ne fund kemi marr vendimin se fëmija yn aty duhet të jetë.
Gjatë marrjes së vendimit o Armend Nuhiu, mu dhe shoqes time nuk i ka interesuar edukatorja a ështe e mbuluar, a i ka të mbushura me silikon buzët dhe pjesët tjera të trupit,a ështe veshur si rock-ere, rapere ose shallajbajzere… Neve na ka interesuar kualiteti I procesit edukativo arsimor dhe kemi thënë OK për Kopshtin BLETA. Dhe këtu merr fund kjo bised.
E tani ti pa lejen time si prind, nxer foton me emër mbiemër të fëmisë time dhe jep epitet se fëmija im qenka anëtar I kësaj ose asaj çerdhe. Ti shkel te drejten mbi dhënat personale, ti keqperdor emrin mbiemrin e nje fëmije 4 vjeçar , ti mua dhe familjen time e vendos ne optikën tënde ( përplot frustracione e komplekse që daton siç duket nga fëmijëria jote e deri m sot) ashtu sa ta kap ajo mendje që e ke .
Kjo që bën ti është shantazh, është mbjellje frige tek fëmija.
TURP!
#me_kopshtin_blea

Ridvan Xhaferi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit