Kontributi i muslimanëve në Farmakolgji

0
73

Mjekët muslimanë dhanë kontributet më të rëndësishme edhe në farmakologji. Ata jo vetëm që zbuluan shumë barna bimore, por gjithashtu përsosën shumë nga teknikat e nxjerrjes kimike, duke përfshirë distilimin, sublimimin, filtrimin, koagulimin dhe kristalizimin, për shkak të ekspertizës së tyre në kimi.

Al-Zahawi (936-1035), një kirurg i shquar, shumë i aftë në përdorimin e mjeteve të thjeshta dhe komplekse, njihej si kirurg farmacist. Shkencëtari musliman spanjoll i shekullit XIII, Al-Baytar, vizitoi Afrikën, Indinë dhe Europën dhe mblodhi mostrat e bimëve, përmes studimeve në terren të gjerë.

Ai klasifikoi bimët sipas rendit alfabetik, sipas karakteristikave të tyre dhe cilësive terapeutike. Ai gjithashtu regjistroi emrat e bimëve në gjuhët arabe, latine dhe berbere, duke përfshirë informacion rreth përgatitjes së medikamenteve dhe administrimit të tyre.

Ai zbuloi dhe dokumentoi 200 bimë të reja që nuk ishin njohur më parë. Libri i tij i famshëm “Kitab al-Jami ‘FI al-Adwiyah al-Mufradah” (Përmbledhja e barnave dhe ushqimeve të thjeshta), u përkthye në latinisht dhe u përdor në formulimin e Farmakopesë së parë në Londër, të lëshuar nga Kolegji i Mjekëve gjatë sundimit të Mbretit James I.

Sipas Levey, muslimanët ishin organizatorë ekspertë të dijes dhe tekstet e tyre farmakologjike u organizuan me kujdes, në një mënyrë tepër të dobishme për farmacinë dhe mjekun.

Shkëputur nga libri: “Kontributet muslimane në qytetërimin botëror”, botues: AIITC, CNS, IIIT