5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Kontakti me vajzat

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum!
Jam një djalë që dua të di më shumë rreth fesë islame dhe kam nevojë për disa këshilla nga ju. Ju lutem të më këshilloni aq sa dini ndoshta do më ndihmojnë në jetë. Tash e 10 muaj kam filluar të takohem me një vajzë dhe e dua shumë, por kam ndryshuar shumë me njerëzit përreth, me familjen, me shoqërinë, shpeshherë nuk ndihem mirë për këtë, më shumë rri në mendime, kam filluar të kem probleme psikologjike, ngase kjo vajzë është e braktisur nga prindërit dhe mendon që nuk ka përkujdesje të mjaftueshme dhe shpesh më thotë dëshiroj të vdes, fillon të qajë, e gjëra të tilla, e unë mundohem ta këshilloj por kot. Gjithashtu kam fjetur me të, por pa bërë marrëdhënie seksuale ngase kam menduar se do ta bëjë të ndihet më mirë dhe se ia vlen të jetosh, nuk dua ta humbas prandaj dua të di nga ju a kam bërë gjynah me këtë gjest, nëse po, si duhet t’i kërkoj falje Allahut të Madhërishëm?!

Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vëlla i nderuar, së pari ju përshëndesim dhe ju urojmë për interesin që shprehni rreth fesë Islame. Është shumë pozitive për njeriun që të kuptoj se ka nevojë të njihet me Islamin dhe se, nëse do shpëtim në këtë botë dhe në tjetrën, veprimet të cilat i manifeston duhet ti shikoj a janë në përputhje me mësimet dhe dispozitat Islame.

Ndërsa në lidhje me pyetjen tuaj themi se ne kemi dhënë me dhjetëra përgjigje rreth kontakteve mashkull-femër dhe se çfarë është qëndrimi i Islamit rreth këtyre raporteve. Bile në rubrikën e pyetjeve kemi një nënrubrikë të veçantë “Rreth Raporteve Ndër Gjinore Paramartesore”.

Kliko: http://www.klubikulturor.com/klubiri/?katid=9&nkatid=49&nnkatid=19

Pa u zgjatur shumë ju këshillojmë që kontaktin me vajzën në fjalë ose ta ndërprisni, pasi që në këtë formë ju vazhdoni në mëkate dhe e hidhëroni Krijuesin tuaj, ose ta legjitimoni këtë raport dhe ti propozoni fejesë duke e zyrtarizuar atë lidhje. Këto janë dy mundësit që ju mund të ndërmerrni dhe çdo veprim tjetër që do të mund ta bëni, do ishte në kundërshti me Islamin.

E kemi parasysh gjendjen e asaj vajze, mirëpo shërimi i problemit nuk bëhet me rrugë dhe forma të ndaluara, ashtu si ju jeni vetmuar me të dhe keni fjetur, edhe pse nuk keni bërë ndonjë veprim tjetër. Më qartë themi se veprimi i juaj ishte mëkat dhe për këtë ju duhet të pendoheni e të vendosni që më nuk do ta përsërisni. Për besimtarin nuk është e mjaftueshme vetëm tu dal në ndihmë të tjerëve, pavarësisht se a e bën këtë me gjëra të lejuara apo me harame. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit