Konjufca: LDK e AAK u dorëzuan në Ambasadën amerikane

0
46

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë dorëzuar totalisht nga trysnia ndërkombëtare sa i përket Ligjit për Banka dhe Institucionet Mikrofinanciare, ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.


Sipas tij, kjo nuk është hera e parë kur partitë opozitare, të cilat përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës, që nuk kanë mundur t’i përballojnë trysnisë ndërkombëtare.
“Janë dorëzuar totalisht, sipas mendimit tim për shkak të trysnisë ndërkombëtare që u manifestua gjatë një takimi të përbashkët me përfaqësuesit e Ambasadës amerikane, të kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shefave të Grupeve Parlamentare”, ka thënë Konjufca. Sipas tij, pas këtij takimi, grupet e tjera parlamentare i ndryshuan qëndrimet e tyre.
“Vetëm Vetëvendosja mbeti e vetme, jo për herë të parë, ka ndodhur edhe herëve tjera kur opozita fillimisht ka qenë e bashkuar, por partitë e tjera opozitare nuk kanë mundur t’i qëndrojnë këtij presioni”, thotë ai/indeks/kohaislame