6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kongresmeni DioGuardi: Turqia, aspak problem për SHBA

Më të lexuarat

Në një intervistë ekskluzive, kongresmeni shqiptaro-amerikan, Joe DioGuardi ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me shkurtimet e paralajmëruar nga presidenti Trump në DASH.

Sipas tij kjo vjen në një kohë kur bota po vuan nga disa vatra të nxehta, e ku dhe në Ballkan duhet një angazhim, siç ai i Zëvëndës/Ndihmës Sekretarit Hoyt Yee së fundi në Ballkan.

Por ai veçon Turqinë si një vend aspak problem për SHBA në gjithë zhvillimet rajonale e më tej.

“Amerika është prezente në Ballkan përmes NATO-s. Kemi një bazë ushtarake në Kosovë të quajtur Bondsteel. Janë shtatë mijë ushtarë amerikanë atje. Pra, ne jemi prezentë atje dhe nëse diçka do të shkojë keq të jeni të sigurtë se ata do ta ndalojnë përpara se situata të dalë jashtë kontrollit. Por, ne nuk jemi të angazhuar me të vërtetë atje. Shikoni se çfarë tha zoti Yee. Shefi i tij është Donald Trump tashmë. Dhe Donald Trump kërkon të bëjë shkurtime me 30 për qind në fondet për Departamentin e Shtetit. Si do t’ia bëjmë ne tani që të dërgojmë njerëz të zgjuar nëpër botë, veçanërisht në Ballkan nga Departamenti i Shtetit, kur kemi tashmë probleme më të mëdha me Korenë e Veriut, probleme me Sirinë. Turqia nuk është problem. Ende nuk kemi shtruar në vijë të mbarë problemin mes izraelitëve dhe palestinezëve. Mendoj se zoti Yee është disi shumë optimist për praninë tonë në Ballkan”, tha DioGuardi.

Ky qëndrim vjen pas një vizite të kreut të shtetit turk, Erdogan në Uashington, në një vizitë që u konsiderua e suksesshme  me në qendër takimin e tij me homologun Trump. /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit