12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

KONGRESI AMERIKAN PROPOZON NJË PROJEKTLIGJ PËR PËRKRAHJEN E TURQISË NË LUFTËN KUNDËR TERRORIT

Më të lexuarat

Në Kongresin amerikan është propozuar një projektligj me anë të cilit i jepet përkrahje Turqisë në luftën e saj kundër organizatës terroriste PKK.

Në këtë mbledhje të kongresit që përkon me kohën kur Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton gjendet për vizitë në Turqi, 4 senatorë në projektligjin e propozuar kanë dënuar organizatën terroriste PKK.

Në projektligjin e propozuar nga senatorët Xhon Mekkejn (John McCain), Xho Liberman (Joe Lieberman), Xhin Shahin (Jeanne Shaheen) dhe Marko Rubio (Marco Rubio) bëhet e ditur se Turqia përkrahet në luftën e saj kundër terrorit.

Bëhet e ditur se në projektligj theksohet që organizata terroriste PKK nuk është armik vetëm i Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por armik i përbashkët i të gjitha vendeve përgjegjëse.

Projektligji i dorëzuar në Senat për miratim i bën thirrje organizatës terroriste PKK për të lënë armët, të filloj me dialogun politik dhe njëkohësisht bën thirrje për rritjen e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të informatave dhe të luftës kundër terrorit kundër kërcënimit të PKK-së përfshirë edhe rrjetet e financimit të organizatës në Evropë.

Një pjesë tjetër që tërheq vëmendjen në këtë projektligj të dorëzuar në Senatin e Amerikës, është edhe thirrja e bërë vendeve të Bashkimit Evropian për të marr masa urgjente kundër organizatës terroriste.

Drafti në fjalë kritikon edhe Norvegjinë, Suedinë dhe Danimarkën për lejimin e transmetimit të kanaleve televizive të lidhura me PKK.

Kjo rezolutë e propozuar nga katër senatorë amerikan vë theksin në hapat historike të hedhura nga ana e qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në drejtim të zgjidhjes së problemit kurd të abuzuar nga organizata terroriste.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit