12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Konfliktet mes Husive dhe përkrahësve të qeverisë në Jemen, 32 të vrarë

Më të lexuarat

Si pasojë e konflikteve të armatosura mes grupit Husi dhe përkrahësve të qeverisë së Jemenit, të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Forcave Popullore të Rezistencës (FPR), Abdullah esh-Shendeki në një deklaratë në rrjetin social Facebook ka pohuar se mes këtij grupi dhe Husive si dhe përkrahësve të ish-presidentit Ali Abdullah Salih ka pasur konflikte të armatosura në Nehem, në afërsi të kryeqytetit Sana.

Shendeki ka shtuar se forcat përkrahëse të qeverisë kanë marrë nën kontroll Xhebel el-Kam dhe në këto konflikte kanë vrarë 28 militantë të grupit Husi. Ai ka theksuar se edhe 4 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën, si dhe 11 persona kanë mbetur të plagosur.

Prej kohësh në Nehem kishte një konflikt të armatosur mes Husive, përkrahësve të Salih me forcat e sigurisë së qeverisë së Jemenit.

– Sulm me bomba në El-Bejda
Nga ana tjetër militantët Husi kanë shpërthyer lëndë plasëse të vendosur më parë në një rrugë, ndërkohë që Forcat Popullore të Rezistencës po kalonin.

Sipas burimeve të FPR mësohet se në këtë sulm ka humbur jetën një zyrtarë i lartë, drejtues në këtë rajon. Personi i cili humbi jetën thuhet se ka pasur një peshë të madhe në luftën kundër Husive dhe grupeve të tjera guerile në këtë rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit