7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Konfiskohet sasi e madhe municioni dhe drogë në Vërmicë (Foto)

Më të lexuarat

Dogana e Kosovës njofton se të premtën, gjatë kontrollimeve në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë, kanë arritur të parandalojnë futjen e lëndës narkotike si dhe një sasie të municionit respektivisht fishek.

Sipas njoftimit të Doganave, të premten rreth orës 20:40 në Pikën e Kalimit Kufitar është paraqitur automjeti me targa të Shqipërisë me dy bashkudhëtar.

“Pasi është pyetur nga ana e oficerit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar në bagazh, pala ka deklaruar se nuk ka asgjë në bagazh. Gjatë kontrollit fillestar nën ulësen e pasme, është hasur në paketime të dyshimta të substancës narkotike, të llojit Marihuanë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

“Pastaj në automjet është kryer kontrolla detale në vijën e dytë, së bashku me njësitin anti-kontrbandë. Gjatë kontrollës është hasur në një hapësire të modifikuar në të cilën janë gjetur edhe pako të dyshimta me substance narkotike dhe fishekë. Sasia e substancës narkotike Marihuanë është 2.7 kilogram dhe 6857 cope fishekë, respektivisht 5417 fishekë te kalibrit 7.62 mm për armë të gjata, dhe 1440 copë për revole”.

Sipas njoftimit, pas përfundimit te kontrollit detal te veturës dhe pas gjetjes së lëndës narkotike dhe fishekëve lënda i është dorëzuar policisë Kufitare në Pikën Kaliit Kufitar në Vërmicë për vazhdim të procedurave policore të mëtutjeshme.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit