21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Konfiskohen salsiçe të prishura në Prizren

Më të lexuarat

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka tregoi se në një qendër të madhe tregtare në qytetin e dytë për nga madhësia në Kosovë janë konfiskuar salsiçe të prishura.

Haskuka nëpërmjet Facebook’ut tha se salsiçet janë konfiskuar pas raportimit të një qytetari në Qendrën e Thirrjeve.

“Falë njoftimit të një qytetari në Qendrën e Thirrjeve, sot kemi konfiskuar tre paketime me salsiçe të prishura, në një qendër të madhe tregtare në qytet”, shkroi Haskuka.

Kryetari i Prizrenit tha se inspektorët komunalë kanë konstatuar se salsiçet ishin me afat të skaduar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e ushqimit, të cilët kanë konstatuar se salsiçet janë me afat të skaduar dhe të krymbosura”, shkroi Haskuka.

Ai bëri të ditur se qendrës tregtare i është shqiptuar dënim, ndërsa salsiçet e prishura janë asgjësuar.

“Qendrës tregtare tek e cila është gjetur ky produkt, i është shkruar procesverbali dhe shqiptuar dënimi, ndërsa salsiçet janë asgjësuar nëpërmjet Ekoregjionit”, përfundoi Haskuka.

https://www.facebook.com/mhaskukaa/posts/430042650800584

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit