10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Konfirmohet aktakuza për terrorizëm ndaj 2 rusëve, 9 serbëve e 3 malazezëve

Më të lexuarat

Podgoricë, 8 qershor – Këshilli i Gjykatës së Lartë në Podgoricë konfirmoi aktakuzën që Prokuroria Speciale ka ngritur kundër 14 personave për komplotimin e sulmeve terroriste në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, raporton AA.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale ka përfshirë dy shtetas rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, shtetasit serbë Milosh Jovanoviq, Nemanja Ristiq, Predrag Bogiçeviq, Bratislav Dikiq, Kristina Hristiq, Branko Miliq, Milanit Dushiq, Dragan Maksiq dhe Sërboljub Gjorgjeviq.
Në aktakuza janë përfshirë dhe tre shtetas malazezë, udhëheqësit e Frontit Demokratik (FD) Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq si dhe Mihailo Çagjenoviq, shoferi zyrtar i FD.
Sipas Gjykatës së Lartë të Podgoricës, Shirokov akuzohet për veprën e themelimit të organizatës kriminale, terrorizmit në tentativë dhe përgatitjes së veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Malit të Zi.
Popov akuzohet për veprën penale të themelimit të organizatës kriminale dhe veprën e terrorizmit në tentativë, ndërsa të tjerët ngarkohen për themelimin e organizatës kriminale.
“Rasti sot do t’i jepet gjykatësit të procedurës, kurse seanca kryesore do të caktohet brenda afatit ligjor prej dy muajsh”, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Lartë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit