10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Komuniteti Mysliman dhe legjislacioni

Më të lexuarat

Nga prof.dr. Fatmira Musaj

Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe figura te shquara te tij, kane luajtur nje rol te rendesishem ne lufte per liri, pavaresi dhe shtet kombetar. Kete kontribut ai e vazhdoi ta jepte edhe ne periudhen e viteve 1925-1939. Dokumente arkivore flasin per nje angazhim aktiv te tij ne ceshtjet madhore qe qendronin para kombit, si njohja e pavaresise kombetare ne arenen nderkombetare, ruajtja e teresise tokesore te vendit, ngritja e shtetit dhe konsolidimi i tij. Ky komunitet, ne bashkepunim dhe me vellezerit e dy komuniteteve te tjera, ate katolik dhe ate ortodoks, duke u ngritur ne besimin fetar me nje ndergjegje te thelle kombetare bashkepunuan ne realizimin dora-dores te ketyre detyrave. Vecanerisht ne vitin 1920, ata shenuan kthesen me te rendesishme ne historine politike te shtetit shqiptar, krijimin e qeverise kombetare te Lushnjes, largimin e rrezikut per copetimin e Shqiperise, si dhe krijuan mundesi per angazhime ne zhvillimin e brendshem te vendit, per kapercimin e prapambetjes dhe demokratizimin e jetes se tij. Zhvillimet ekonomiko-shoqerore dhe kulturore i duhej paraprire me zgjedhjen e organeve qeverisese ne qender dhe ne rrethe, si dhe miratimin e nje legjislacionin shteteror aq te domosdoshem per vendin. Per te arritur deri ketu kerkohej jo vetem vullneti i forcave politike, por edhe nje mirekuptim dhe bashkepunim me komunitetet fetare, sepse keto te fundit, gjate sundimit osman, ne kushtet e mungesen se shtetit kombetar krahas funksionit te ushqimit shpirteror nder besimtaret, kishte edhe organizma per te administruar jeten e tyre. Per te ecur me kohen dhe ne perputhje me detyrat e reja qe shtroheshin perpara kombit dhe shoqerise shqiptare, xhamia dhe kisha kishin nisur riorganizimin e tyre te pavarur nga Kalifati dhe Patriarkana.

Do te perpiqem te pasqyroj qendrimin e komunitetit mysliman ndaj legjislacionit civil te viteve ’20-’30 ne pergjithesi, si dhe ligjeve qe synonin permiresimin e gjendjes se gruas ne shoqerine shqiptare ne vecanti. Mbeshtetja e ketij procesi shtetformues dhe civilizues nga komuniteti mysliman ishte i rendesishem. Pa mohuar rendesine e dy komuniteteve te tjera ne kete drejtim, komuniteti mysliman kishte nje shtrirje gjeografike ne tere vendin dhe ne % te larte te besimtareve qe arriten ne 70 % te popullsise. Duke pasur nje mbeshtetje te tille ne vend, ne fillim te viteve ’20-te komuniteti mysliman duhej te conte me tej levizjen reformatore dhe ristrukturimin institucional, si dhe te punonte per te shkundur nga trupi i tij norma dhe doke te vjetruara, te huaja dhe te vendit, te stisura si norma te kesaj feje qe rendonin mbi besimtaret myslimane dhe vecanerisht mbi poziten familjare e shoqerore te gruas, sic ishin mohimi i te drejtave te saj ne marredheniet martesore, ne ate te trashegimise se saj, ne menyren e mbulimit, pengimi i arsimimit te plote. Te gjitha keto fenomene qe vereheshin edhe ne dy komunitetet e tjera fetare, kishin lene shteg qe ne shtypin e kohes a ne shkrimet e ndonje vizitori te huaj, apo edhe ne dokumente arkivore, ta konsideronin pa te drejte fene islame si nje faktor cpengues ne zhvillimin e vendit. Prandaj klerike te shquar te ketij komuniteti, ne vitet ’20-’30-te u angazhuan jo vetem ne realizimin e programit te Kongresit Mysliman, por edhe ne organizimin e fese myslimane ne Shqiperi, si edhe ne perkrahjen e reformave shteterore ne fushen legjislative ekonomike e shoqerore qe do te conin drejt konsolidimit dhe zhvillimit te shtetit shqiptar.

Keshtu kryesia e Komunitetit Mysliman Shqiptar per sa kohe ne shtetin shqiptar vepronin gjyqet e sheriatit, nisi te reagoje ndaj gjendjes se Komunitetit Mysliman. Ai nxori vendime e rregullore te ndryshme, ne te cilat kerkohej te respektoheshin normat dhe rregullat e fese islame per rregullimin e ceshtjeve civile ne pergjithesi dhe te gruas ne vecanti, sic ishte vendimi i deges se Ilmijes se Keshillit te Larte te Sheriatit ne vitin 1918, 1922 , qe ndalonte fejesen e vajzes ne mituri dhe martesen e saj pa pelqim. Kjo gje shkaktoi kundershtime ne popullsine myslimane ne krahina te ndryshme, te cilat ne institucionin e fejeses respektonin normat e se drejtes zakonore. Krahas reagimeve pozitive te Kryesise se Komunitetit Mysliman ndaj ketyre fenomeneve, ne prill te vitit 1921, nisi punimet Parlamenti i Pare Shqiptar. Krahas problemeve te ndryshme qe shqetesonin vendin, ne disa seanca u ngriten edhe u diskutuan edhe ceshtje te gruas ne Shqiperi, u synua qe me ane te disa projektligjeve te paraqitur nga qeveria ne Kuvend, te permiresohej pozita e saj ne marredheniet martesore, gjendja arsimore, te njihej e drejta e votes dhe permiresimi i veshjes se gruas myslimane. Terhoqi vemendje dhe ngjalli diskutime, vecanerisht projektligji i cili kerkoi t’i njihej e drejta e shkurorezimit atyre grave qe mbetesin pa mbeshtetje dhe ushqim deri ne nje vit. Per te fituar kete te drejte sipas projektligjit, ato duhet t’i drejtoheshin gjyqeve civile dhe jo atyre fetare. Kjo u kundershtua nga perfaqesuesit e fese ne Parlament, me pretendimin se zgjidhja e ceshtjeve civile u takonte komuniteteve fetare. Bashke me kete projektligj, nga shumica konservatore ne Parlament u hodhen poshte edhe projektligjet e tjera. Debatet e zhvilluara ne Parlament per gjendjen e gruas, nuk kaluan pa lene gjurme ne kryesine e Komunitetit Mysliman. Ne tetor te vitit 1923, dega e Ilmijes se Keshillit te Larte te Sheriatit, miratoi nje rregullore te re, mbi te drejtat e burrit dhe te gruas ne kurorezim dhe shkurorezim, e cila iu shpernda gjyqeve te sheriatit ne te gjithe vendin. Ne kete rregullore terhiqnin vemendje nenet ne te cilat perfshihej institucioni i fejeses. Ne to permiresohej dukshem pozita e vajzes ne krahasim me politikat e ndjekura nga popullsia myslimane, sipas zakoneve te vendit. Aty parashikohej ndalimi i fejeses se vajzes ne moshe te mitur, dhe pa pelqimin e saj dhe si moshe optimale caktohej mosha 17 vjece. Ne to theksohej se vajza dhe gruaja nuk duheshin cuat me pahir tek burri, por te bindeshin dhe nese to nuk do donin duhet te liheshin te lira. Gjithashtu, aty percaktoheshin te drejtat e burrit e te gruas ne kurorezim dhe ne shkurorezim e trashegimi. Ndaj neneve te rregullores reaguan edhe banore te krahinave te ndryshme, si Kruja, Vlora, ku shumica e popullsise i perkisnin besimit islam. Ne letrat qe i derguan qeverise, ata protestoni kunder vendimit te Keshillit te Nalte te sheriatit per fejesa, e merrnin ne mbrojtje praktikat e zhvilluara prej tyre ne baze te normave te se drejtez zakonore. Gjithashtu, gazeta “Drita” e vitit 1923, njoftonte se Kongresi Mysliman kishte marre ne konsiderate edhe propozimin e qeverise, dhe te disa deputeteve per permiresimin e veshjes se gruas myslimane. Kjo u pasqyrua ne nje nga vendimet e Kongresit Mysliman, ne te cilin ndalohej mbajtja e perces nga grate myslimane. Ideja e shkeputjes se shtetit nga xhamia, dhe te barazise se qytetareve para ligjit, pavaresisht nga feja, e hedhur ne Parlamentin e vitit 1921-1924, u realizua pas kthimit te A. Zogut, ne pushtet ne dhjetor te vitit 1924. Te qenit ne disa funksione te larta shteterore ne keto vite, i dhane atij mundesi te njihej me disa probleme kryesore qe shqetesonin vendin dhe ne fjalimin para asamblese kushtetuese. Ne janar te vitit 1925, ai theksoi domosdoshmerine e reformave ne fushen legjislative, ekonomike dhe shoqerore. Per te mos pasur pengesa nga kleri i te tre komuniteteve fetare ne hartimin dhe miratimin e legjislacionit shteteror dhe modern, qe ndoshta do te prekte dogmat fetare, A .Zogu ne statutin themelor te shtetit, ne paragrafin e pare ne artikullin 5 sanksionoi ndarjen e shtetit nga feja, si dhe urdheroi qe feja nuk mund te formonte pengesa juridike. Keshtu, ne vitin 1926, u ngrit grupi i punes me juristet me te zotet ne vend, te cilet do te hartonin Kodin Civil, Kodin Penal edhe ate Tregtar.

Forcimi gjithnje e me shume i kerkeses nga krahina te ndryshme te vendit per domosdoshmerine e hartimit te legjislacionit civil, per t’u dhene shtetasve nje zgjidhje te ndryshme nga ajo qe iu ofrohej nga normat e se drejtes zakonore, e te komuniteteve fetare, nxiti komunitetin mysliman te trajtonte ne shtyp probleme te vecanta te pozites se burrit e gruas ne familjen islame. Ne tre numrat e gazetes “Demokracia”, mars-maj 1926, Bexhet Shapati, anetar i kryesise se ketij komuniteti, shtjellonte normat e sheriatit qe lejonin martesen e burrit me me shume se nje grua, si dhe te drejten e gruas per shkurorezim. Trajtimi i ketyre ceshtjeve behej jo pa qellim, ato ishin edhe nje sugjerim per komisionin e ligjeve. Mirepo, hartuesit e Kodit Civil, pa anashkaluar traditen me te mire te vendit, i mbeshteten ne pervojen legjislative te vendeve me te perparuara evropiane, si Franca, Italia e Zvicra. Kodi Civil u shtrua per diskutim ne parlament ne gjysmen e dyte te vitit 1927 dhe hyri ne fuqi ne prill te vitit 1928. Ai u hoqi komuniteteve fetare te drejten per zgjidhjen e ceshtjeve civile, si aktin e shkurorezimit, te trashegimise, ne nenet e tij, atakoheshin dogma te te tri besimeve fetare te ceshtjeve civile. Martesa si institucion civil me pasoja deri ne vitin 1928, quhej si akt fetar. Ajo dhe marredheniet midis burrit edhe gruas, vendoseshin sipas ligjeve fetare. Hartuesit e Kodit Civil u munduan qe nenet e tij te sillnin nje fryme te re ne qendrimin ndaj gruas, ne te drejtat e saj ne marredheniet martesore dhe familjare.

Ne Kodin Civil sillej ndjeshem permiresimi i pozites se femres ne aktin e fejeses e ne vecanti ne te drejten per ta prishur ate. Ne aktin e marteses, asaj i jepej e drejta e barabarte me burrin ne shkurorezim, jo vetem ne raste te vecanta, por edhe kur harmonia prishej dhe tronditej thelle jeta bashkeshortore. Arritje tjeter qe shenoi ky kod, qe edhe barazimi i saj ne te drejten e trashegimise dhe ate te testamenteve. Barazimi i burrit me gruan, ne te drejta juridike ne familje prekte dogma te te tri feve, por me shume ate islame, pasi Kodi Civil sanksiononte martesen monogame, duke zevendesuar normen e sheriatit islam, e cila njihte martesen e burrit me me shume se nje grua. Po keshtu atakohej norma e sheriatit ne trashegimine e saj, e cila parashikonte barazi edhe ne kete pike. Ne sheriat, ndalohej venia e kurores me nje femer e cila kishte pire qumesht me nje mashkull, duke u quajtur vellezer qumeshti. Po ky Kod, perkundrazi e lejonte. Sic shihet komuniteti mysliman ne Shqiperi dhe perfaqesuesit e ketij besimi ne kuvend, kishin arsye qe ta kundershtonin dhe t’i kunderviheshin Kodit Civil. Mirepo, deputetet myslimane, perkundrazi, ne diskutimet e tyre vune ne dukje perparesite qe sillte Kodi Civil ne jeten shoqerore dhe ne permiresimin e jetes se gruas ne familje. Ata iu kundervune diskutimit te deputeteve katolike, te cilet e quajten te papranueshem kapitullin qe sanksiononte te drejten e divorcit, sidomos kuder se drejtes qe i jepej gruas per te prishur martesen. Kjo sipas tyre, dhunonte fene, ndergjegjen e katolicizmit. Gjon Coba kerkoi qe ky kapitull te hiqej nga Kodi Civil. Deputetet Sali Vutcerna, Neki Dervishi, Hiqmet Delvina e kundershtuan kerkesen e tij. “Kodi Civil, sipas Sali Vutcernes, nuk urdheronte divorc, por vetem e pranonte ate. Shqiptari i cfaredo feje qofte, ne baze te ketij kodi mund t’i drejtohej zyres se shtetit e te kerkonte divorcin, ajo zyre ishte e detyruar ta pranonte”.

Domosdoshmerine e sanksionimit te se drejtes civile ne kete Kod, H. Delvina e shihte te lidhur poziten e pabarabarte dhe diskriminuese qe kodet e deritanishme shqiptare i jepnin gruas ne marredhenie me burrin. Kodi Civil nuk shihte me martesen sipas tradites se meparshme, burrin nuk e shihte me te larte se gruan, dhe nga ana tjeter nuk e shihte gruan me si skllave, as me larte se burri, por e shihte dhe e trajtonte si bashkeshortet te barabarte. Gruaja shqiptare nuk do te ishte me rob, por do te kishte edhe ajo te drejte te ndante burrin ne lidhje me hapesiren qe i lejonte ligji. Duhet theksonte H. Delvina te mos frikesohemi nga ndarja se, megjithese eshte nje gje shume e veshtire, ligji nuk e favorizon, por ne rast nevoje e zbaton. Deputetet e besimit mysliman per gatitjen dhe miratimin e Kodit Civil e vleresuan si nje hap te rendesishem per perparimin dhe zhvillimin e vendit. “Me kete Kod,-theksoi Ferit Vokopola, shoqeria shqiptare ka hedhur capin me te qendrueshem ne rrugen e qyteterimit”. Kodi Civil ne pergjithesi u pranua nga Komunitet fetare. Kleri katolik nuk e pranoi vetem kapitullin per divorcin, dhe per kete ai propagandoi kuder tij edhe jashte dyerve te Parlamentit, ne gjirin e besimtareve per te mos e zbatuar. Komuniteti Mysliman dhe kryesia e tij, e mbeshteti edhe reformen e marre ne fushen shoqerore per permiresimin e veshjes se gruas myslimane dhe beri sugjerimet e tij per hartimin e projektligjit per heqjen e perces, te miratuar nga qeveria dhe Parlamenti ne mars te vitit 1937.

Percja ishte forma me e skajshme e mbulimit te femres i imponuar nga pjesa me konservatore e komunitetit. Megjithese e trasheguar nga sunduesit osmane perdorimi i saj nuk percaktohej ne normat kanunore. Prandaj kryesia e komunitetit mysliman nuk e pati te veshtire per te dale hapur kunder ketij zakoni. Keshtu, Bexhet Shapati, i cili erdhi ne fund te vitit 1926 ne krye te ketij komuniteti, ne bashkepunim me klerike perparimtare te fese islame, kerkuan ndalimin e mbajtjes se perces. Ne gusht te vitit 1929, ai i drejtoi Ministrise se Drejtesise nje leter ne te cilen kerkonte bashkepunim me organet shteterore per ndalimin e perce. “Asht e vertet,-theksonte ai, se feja myslimane e detyron femnen te mbuloje gjymtyret e caktueme deri ne vendin qe e lejon edukata qytetare, po jo fytyren”. Gjithashtu ai kritikonte veshjen e grave te Tiranes, qe sipas tij ishte nje veshje jashte edukates qytetare, fetare dhe njerezore. Kerkesa e paraqitur nga kryetari i komunitetit Mysliman, B. Shapati, per ndalimin e perces paraqiste interes per tri arsye: E para, se kjo nisme shprehte interesimin e komuniteti mysliman per te luftuar disa zakone te stisura ne besimtaret fetare si kanunore, duke marre pjese drejtpersedrejti ne zbatimin e reformave perparimtare, qyteteruese. E dyta, kjo shenonte hapin e pare per clirimin e femres myslimane. E treta, kjo kerkese e tille e bere nga kryesia e Komunitetit Mysliman, do te ishte me e besueshme per popullsine myslimane ne pergjithesi dhe per grate ne vecanti.

Propozimi i B. Shapatit u mireprit dhe u mbeshtet nga intelektuale te Tiranes, Shkodres, Elbasanit etj. Ne shkrimet e tyre ne organet e shtypit ata e vleresuan nismen e Shapatit, si hap te pare ne rrugen e mundimshme te clirimit te gruas. “B. Shapati, shkruante gazeta “Demokracia”- eshte nje njeri me kulture dhe fryme moderne eshte nje nder per tere Shqiperine …”. Ata kerkonin qe Ministria e Drejtesise te nxirrte nje ligj, qe te mos lejonte asnje keqkuptim gjate zbatimit te tij. Ky, sipas tyre, ishte nje hap i rendesishem drejt permiresimit te veshjes se gruas myslimane.

Mbeshtetur ne propozimin e B. Shapatit, qeveria me 14 gusht te vitit 1929 nxori nje vendim ne te cilin ndalonte qarkullimin neper rruge te grave zbathur e te mbuluara nga koka deri te kembet me ferexhe.

Si nje zakon qe zbatohej per shekuj me radhe nga gra te ketij besimi, i rrenjosur ne mendimin e asaj kohe si mase per te ruajtur nderin e femres, vendimi qe ndalonte mbajtjen e perces, nuk do te kuptohej lehte nga qytetaret dhe zbatimi i tij do te haste ne veshtiresi.

Per keto arsye, qeveria bashke me vendimin u dergoi komisariateve te policise dhe organeve te pushtetit vendor orientime per zbatimin e vendimit. Ata keshilloheshin qe te benin pune bindese me qytetaret, duke ua bere te qarte te mirat qe do t’u sillte vajzave dhe grave zbatimi i ketij vendimi, duke parandaluar cdo konfrontim me ta.

Propaganda dhe masat e marra nga qeveria u ndien me shume ne kryeqytet. Megjithese shume ngadale, ne Tirane u vu re nje ndryshim ne perdorimin e perces e te ferexhese. Grate tiranase nisen ta zevendesonin ferexhene me nje manto te hedhur kraheve, duke lene perseri zbuluar vetem nje sy. Meqenese kjo lloj veshjeje nuk sillte ndonje ndryshim ne mbulimin e femres, kryetari i komunitetit mysliman reagoi menjehere. Ai nderhyri prane Ministrise se Drejtesise dhe kerkoi te merreshin masa per ndalimin e levizjes se grave me kete lloj veshjeje.

Nga te dhenat arkivore dhe bibliografike, del se per zbatimin e vendimit, masat ndaluese te policise u shoqeruan me propagande te gjithanshme, ku rol te rendesishem luajten organet e shtypit, bisedat, konferencat e ndryshme te organizuara me grate nga shoqeria “Gruaja Shqiptare” ne qender dhe ne rrethe, si dhe zhvillimi i arsimit femeror ne ato vite.

Masat qe u moren kunder perdorimit te perces, hasen ne qendresen e pjeses me konservatore te ketij komuniteti, si dhe te nje pjese te klerit mysliman. Zbulimin e femres dhe integrimin e saj ne shoqeri ata e shihnin si largim te saj nga mjedisi familjar per te cilat Zoti e kishte krijuar.

Vendimi i Kryesise se Komitetit Mysliman u mbeshtet nga teologe te shquar te kohes dhe studente shqiptare qe studionin per teologji ne Indi. Ata, duke u bazuar ne analizen e veprave themelore te fese islame, argumentuan se nje zakon i tille, mbulimi i fytyres me perce, nuk kishte baza kuranore dhe se ishte shpikje e ndonje mullai fanatik.

Ne mars te vitit 1937, kryemyftiu i Gjirokastres, Halit Peshkepia, dhe ai i Korces, Hafez Xhaferi, pasi studiuan edhe nje here me vemendje verset e nalta (te kul lilmuminise te kul lillmuminatit te sure XXIV, si dhe dispoziten e nalte te il la ma zahere mes hebit te imam Azemit), konstatuan se te gjithe imamet Hanefi me predikimet e tyre perjashtonin mbajtjen e perces nga grate e ketij besimi. Ne baze te ketij studimi, u hartua nje raport ku u argumentua se percja nuk ishte norme kuranore dhe iu be thirrje keshillit te pergjithshem te ketij komuniteti te vendosnin bashkerisht qe grate myslimane te hiqnin percen. Ne kete raport mes te tjerash theksohej: “Ne shek. XX dhe ne mes te Evropes, kur shohim se nuk kemi as ma te voglin ndalim fetar, duhet te adoptojme te gjitha zakonet e mira te kombeve te qytetnueme”.

Duke u mbeshtetur ne sugjerimet e raportit te kryesise se komunitetit mysliman, qeveria hartoi projektligjin per heqjen e perces, i cili u miratua nga parlamenti me 7 mars 1937 dhe u dekretua nga mbreti me 9 mars te ketij viti. Ashtu sic ishin konsekuente dhe te vendosur per masat ligjore qe duheshin marre kunder perdorimit te perces, aq kembengules qene klerike te degjuar ne qytete te ndryshme te vendit gjate periudhes se zbatimit te ligjit. Ata qene nder te paret qe i nxoren grate dhe vajzat e tyre pa perce. Shembulli i tyre ishte me i dobishem se cdo mase tjeter dhe perbente goditjen me te forte qe po i jepej ketij zakoni mesjetar. Keshtu, dy kryefetaret e qarkut te Elbasanit, kryemyftiu Musa Aliu dhe Hafez Ymer Dile, nxoren grate pa perce neper qytet. Shembullin e tyre ate dite e ndoqen edhe 60 gra te tjera. Te njejtin veprim bene myftinjte e qytetit te Krujes, Beratit, Korces etj.

Angazhimi i klerit mysliman dhe mbeshtetja qe i dha levizjes per heqjen e perces u per shendet edhe nga opinioni perparimtar jashte vendit. Gazeta “La Tribune de Geneve” ne nje nga numrat e saj te marsit te vitit 1937, nenvijezonte ndihmesen e klereve te fese islame ne Shqiperi per hartimin dhe zbatimin e ligjit per heqjen e perces. “Ata, theksonte Pol Gijon ne artikullin e tij, e kane kuptuar se vendi per zhvillimin e plote ka nevoje per te gjitha energjite, perfshire edhe gruan. Gjate vitet ’30-te, qeveria nxori vendime ne te cilat u ndalohej punonjeseve te shtetit, te profesioneve te ndryshme te ushtronin veprimtarine e tyre te mbuluara, si mesueset, mamite, infermieret, etj. Ne dokumentacionin dhe ne shtypin e kohes, perfshire edhe ato te ketij komuniteti, kemi konstatuar se kryesia e Komuniteti Mysliman ne qender dhe ne rrethe, me vetedije te larte kombetare jo vetem qe e pranoi legjislacionin civil, por e respektoi ate duke u bere shembull edhe per komunitetet e tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit