6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Komunistët në krye të Bashkimit Evropian

Më të lexuarat

Dimitris Christofias, pos që është kryetar i Qipros dhe kryesues i radhës i Këshillit të BE-së, është edhe kryetar i Partisë Komuniste në Qipro, me emrin e plotë „Partia Përparimtare e Popullit Punonjës“. Kështu për herë të parë në historinë e Bashkimit Evropian kryesimin e radhës e ka marrë një shtet, i cili ka në pushtet Partinë Komuniste. Kjo nuk ka shkaktuar ndonjë shqetësim te diplomatët e vendeve perëndimore të BE-së, por disa vende që para vetëm dy dekadash kanë dalë nga regjimi komunist, vetë përmendja e kësaj ideologjie ka ndikim negativ dhe nxit ndjenja jo të këndshme.

Vërtet Qiproja është një shtet ku në pushtet në këtë moment janë komunistët të udhëhequr nga Dimitris Christofias. Por Qiproja është vend me një sistem shumëpartiak dhe nuk është „diktaturë e proletariatit“, thonë disa diplomatë në BE. Vetë presidentin e Qipros e citojnë t’u thotë me humor nëpër takime të vendeve të BE-ë se ai ndihet si një „dele e kuqe në familje“. Presidenti i Qipros, i cili, sipas sistemit të tyre politik është edhe kryeministër, nuk fsheh orientimin ideologjik. Ai ka mbaruar shkencat shoqërore në Universitetin Sovjetik në Moskë dhe ka marrë edhe shpërblime nga Rusia. Partia e tij ka „Komitetin qendror“ dhe „Politbyronë“ po ashtu, sikur kanë pasur edhe partitë komuniste në regjimet komuniste në Evropën Lindore.

Ideologjia komuniste nuk u pengon aq shumë të tjerëve në Evropë kur flasin për Qeverinë e Qipros, e cila sapo ka marrë kryesimin e radhës së BE-së. Ajo që në këtë moment është më problem për BE-në janë lidhjet e forta të Qipros me Rusinë. Madje në këtë kohë, kur vetë e ka kryesimin e radhës së BE-së dhe ku ka nevojë për ndihmë për të dalë nga kriza financiare, Qiproja ka kërkuar kredi të volitshme edhe nga Rusia. Vitin e kaluar Rusia i kishte dhënë Qipros 2.5 miliardë euro kredi. Tash Qiproja ka kërkuar përsëri dhe kjo nuk është pritur mirë në Evropë ku shumë diplomatë mendojnë se „Rusia nuk jep kredi të volitshme pa ndonjë interes edhe politik“. Kjo ka bërë që në qarqet gazetareske në Bruksel të përmendet dhe termi „Qipro si Kalë Rus i Trojës në BE“kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit