8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Komunat shqiptare në Maqedoni, matematikat e partive shqiptare dhe maqedonase (Foto)

Më të lexuarat

Zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë qenë të karakterizuara me shumë kandidatë shqiptarë për komunat ku kryesisht jetojnë shqiptarë.

Beteja partive politike shqiptare kanë qenë komunat më të mëdha, siç janë: Tetova, Çairi, Gostivari dhe beteja me partitë maqedonase ka qenë për Kërçovën dhe Strugën.

Në vitin 2013 janë regjistruar gjithësejt 1.743.403 qytetarë që kanë votuar në 2.976 vendvotime. Gjithësejt, dalja për zgjedhjet lokale të atij viti ka qenë 64.81%.

Nga ana tjetër, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të këtij viti (2017) betejat kanë qenë edhe më të ”nxehta” mes partive. Nuk ishte vetëm zgjedhje të kandidatëve për deputetë por ndërrim të pushtetit, i cili vlerësohej si i dëmshëm për qytetarët. Pushtet i nisur në vitin 2006 dhe i mbuluar me afera korruptive, që u karakterizua në fund me aferën e përgjimeve dhe protesta masive, për të larguar pushtetin dhe për të mbrojtur pushtetin e OBRM-PDUKM dhe BDI-së. Gjithësejt kanë votuar 1.191.852 apo 66,79% qytetarë të Maqedonisë.

Telegrafi Maqedoni do analizojë katër komuna ku do të zhvillohet një betejë e ”zjarrtë” në mes partive shqiptare. Tetova, Çairi, Gostivari dhe Struga.

2013 – Komuna e Tetovës – Dalja 56.95%
Në Tetovë gara më e rëndësishme ishte ajo në rrethin e dytë ku garonin Teuta Arifi nga BDI dhe Sadi Bexheti nga PDSH. Arifi e fitoi garën me 24.536 vota, kundrejt Bexhetit me 18.521 vota.

2016 – Rezultatet në Komunë e Tetovës për zgjedhjet parlamentare – Dalja 60.30%
Për dallim nga zgjedhjet lokale të vitit 2013, edhe PDSH edhe BDI kanë pasur zvogëlim të votave.
Për zgjedhjet parlamentare të viti 2016 PDSH ka mbledhur 7.279 vota, apo 11.242 vota më pak. BDI-ja në këto zgjedhje gjithashtu ka marrë më pak vota, në dallim nga viti 2013. Gjithësejt 10.769 vota ka marr BDI në zgjedhjet e fundit. Kjo tregon se BDI ka pasur 13.767 më pak në zgjedhjet e fundit.

Në zgjdhjet e fundit parlamentare (11.12.2016) kanë konkurruar edhe Lëvizja Besa me 8.512 vota të fituara dhe Aleanca për shqiptarët me 3.619 vota. Vërehet se vota të konsiderueshme kanë marrë edhe partitë maqedonase.
LSDM-ja ka marrë 7.252 dhe OBRM-PDUKM 8.040, apo gjithësejt 15.292
Një koalicion i partive maqedonase (15.292) nuk e rrezikon udhëheqjen shqiptare të komunës. Por, partitë maqedonase do të jenë ”gjah” i mirë që partitë shqiptare të sigurojnë fitoren në rrethin e dytë. Informacione për koalicionet nuk ka ende.

2013 – Komuna e Gostivarit – Dalja 51%
Në Gostivar beteja në rrethin e dytë zhvillohej nga kryetari aktual Nevzat Bejta nga BDI dhe kryetari i RDK-së, Rufi Osmani. Bejta fitoi me një rezultat të ngushtë përballë Osmanit. Bejta mori 19.348 vota kurse Osmani 18.210.

2016 – Rezultatet në Komunën e Gostivarit për zgjedhjet parlamentare – Dalja 48.90%
Për dallim nga zgjedhjet lokale të vitit 2013, BDI ka pasur humbje masive të votave, njejtë si në Tetovë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare BDI ka marrë 8.444 vota. Nga kjo mund të kuptojmë se BDI ka marr 10.904 vota më pak se para katër viteve në këtë komunë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Gostivar PDSH mori 2.468Aleanca për shqiptarët 6.275 kurse Lëvizja Besa 2.335.

Partitë maqedonase, LSDM (8.288) dhe OBRM-PDUKM(8.097) kanë marrë 16.385. Në rast se nuk ka koalicione mes partive shqiptare për rrethin e dytë a nga ana tjetër partitë maqedonase me 16.385 vota e rrezikojnë seriozisht udhëheqjen shqiptare të komunës.

2013 – Komuna e Çairit – Dalja 44.99%
Në Çair gara mes Muhamed Thaçit nga PDSH-ja dhe Izet Mexhitin e BDI-së ishte vetëm formë. Mexhiti siguroi fitore të thellë ndaj oponentit të tijë. Mexhiti i BDI-së fitoi 15.679 vota kurse Thaçi i PDSH-së fitoi 6.666 vota.

2016 – Rezultatet në Komunën e Çairit për zgjedhjet parlamentare – Dalja 66.16%
Rezultatet e BDI-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në viti 2016 ishin dëshpëruese. Gjithësejt BDI-ja kishte 2.645 vota, apo 13.034vota më pak se viti 2013PDSH në anën tjetër gjithashtu dëshpëron me rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Gjithësejt 550 vota të fituara, 6116 vota më pak.

Besa dhe Aleanca ishin me më shumë vota se PDSH-ja. Aleanca kishte 557vota kurse Lëvizja Besa kishte gjithësejt 3.183 vota.

Partitë maqedonase edhe këtu kanë qëndruar mirë. LSDM kishte 4.299dhe OBRM-PDUKM kishte 3.002. Nëse bazohemi në zgjedhjet e fundit e parakohshme parlamentare në viti 2016, partitë maqedonase duhet të kenë 7.301 vota. Nuk rrezikohet udhëheqja shqiptare nëse shqiptarët në rrethin e dytë votojnë për kandidat shqiptar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

2013 – Komuna e Strugës – Dalja 44.99%
Në Strugë në vitin 2013 kishte betejë kombëtare mes kandidatit të PDSH-së atëherë, Ziadin Sela dhe kandidatit të OBRM-PDUKM-së me Vlladimir Koçoskin. Sela fitoi 20.723 vota kundrejt Koçoskit me 14.659 vota. Diferencë prej 6064 vota.

2016 – Rezultatet në Komunën e Strugës për zgjedhjet parlamentare – Dalja 54.38%
Në zgjedhjet e fundit parlamentare BDI ka fituar 4.515PDSH 1.770Aleanca për shqiptarët ku bën pjesë edhe Ziadin Sela ka marrë 5.730, kurse Lëvizja Besa ka fituar 3.051. Prej kësaj, mbështetja e Selës në dallim prej vitit 2013 ka pasur tkurrje serioze, prej 14.993 votash.

Fitues i zgjedhjeve në Komunën e Strugës ka dalë LSDM-ja e Zoran Zaevit me 8.420 vota. OBRM-PDUKM gjithashtu i ka fituar partitë shqiptare me 7.072 vota. 15.492 vota për partitë maqedonase gjithësejt, 449 vota më shumë se në vitin 2013.

Nëse nuk ka mbështetje të partive shqiptare, seriozisht rrezikohet që kjo komunë të udhëhiqet nga kandidat shqiptarë.

Në zgjedhje lokale ka tendencë që të votohet kandidati dhe kandidatët për këshillet komunale. Kjo vërehet edhe në rezultatet më lartë. Në Çair, BDI deri tani e ka zyrtarizuar kandidaturën e Visar Ganiut, aktualisht zv.ministër i arsimit. Ziadin Sela e ka përmendur disa herë se do të kandidojë në Strugë edhe për një mandat. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit