7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Komuna Ejup nga Turqia shtroi iftar në Gostivar

Më të lexuarat

“Këtë vit për herë të tretë sërish jemi në Gostivar. Këtu gjenden rreth 3 mijë qytetarë të Gostivarit nga çdo pjesë e qytetit”, u shpreh Aydin

GOSTIVAR (AA) – Komuna Ejup nga Stambolli shtroi iftar për qytetarët e Gostivarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin e iftarit të cilin Komuna e Gostivarit e organizon për herë të tretë këtë vit me sloganin “Vëllazëri”, morën pjesë Kryetari i Komunës së Ejup-it Remzi Aydin, Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, Myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu dhe afro 3 mijë qytetarë.

Aydin në deklaratën e tij për gazetarët tha se janë mbledhur për të shijuar atmosferën shpirtërore të Ramazanit.

Ai tha në çdo vend të botës përpiqen të ofrojnë vëllazëri dhe unitet dhe shpreson që sofrat e iftarit ta mundësojnë këtë. “Këtë vit për herë të tretë sërish jemi në Gostivar. Këtu gjenden rreth 3 mijë qytetarë të Gostivarit nga çdo pjesë e qytetit”, u shpreh Aydin.

Aydin tha se temën e Ramazanit këtë vit e kanë përcaktuar si “Vëllazëri”. “E sollëm këtu atë vëllezëri. Mundohemi që ta ndiejmë edhe më shumë këtu. Në periudhat e ardhshme kemi për qëllim që të intensifikojmë marrëdhëniet tona mes Turqisë dhe Maqedonisë edhe në sferat siç janë kulturë, ekonomi, politikë”, tha kreu i Komunës Ejup, Aydin.

Ai u shpreh se si komunë dëshirojnë që të zhvillojnë bashkëpunimin e tyre me komunën e Gostivarit edhe në sfera të tjera.

Ndërkohë kryetari i komunës së Gostivarit Bejta, tha se tashmë është formuar një traditë bashkë me komunën e Ejup-it.

Duke falëndëruar komunën e Ejup-it për këtë iftar të përbashkët, Bejta tha se “Besoj që kjo traditë të vazhdojë. Ramazani na bashkon edhe na krijon dashuri dhe lumturi me njëri tjetrin”.

Ndërsa Mytfiu Fetahu tha se janë të lumtur dhe të kënaqur nga atmosfera e krijuar.

Komuna Ejup nga Turqia nesër do të shtrojë iftar në Tetovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit