6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

KOMUNA E SEFAS

Më të lexuarat

Përveç nepotizmit të theksuar, mbi 10 mijë euro i kanë harxhuar për kafe turke e mbi 8 mijë të tjera për sallata e qebapë. Më shumë se 28 mijë euro i kanë shpenzuar në telefon e mbi 26 mijë të tjera për mëditje e beneficione. Këto janë vetëm pak nga të gjeturat në Komunën e Fushë Kosovës për vitin 2011.

Krejt çfarë mund të thuhet për atë që ndodh në Komunën e Fushë Kosovës, mund të përmblidhet me një fjalë-maskarallëk.

Në këtë komunë ka nepotizëm, harxhime pa lidhje e keqpërdorime të shumta, shkruan Express

Në raportin e Institutit GAP për këtë komunë ka gjithçka, por më së paku gjëra të hairit.

Sipas të gjeturave, Komuna e Fushë Kosovës gjatë vitit 2011 ka shpenzuar 10 mijë e 150 euro vetëm në bufenë e vet për të pirë kafe turke, makiato e çaj.

Pjesa dërrmuese e këtyre shpenzimeve është bërë veç për kafe turke.

E nëse shikohet se kush mund të pijë në llogari të buxhetit të Komunës, atëherë të krijohet përshtypja se ata vetëm hanë.

“Shërbimet e bufesë që mbulohen nga paratë e buxhetit vlejnë vetëm për zyrtarët e lartë të një institucioni, te rasti i komunave mund të hynë Kryetari, Nënkryetari, Kryesuesi i Kuvendit, drejtorët e drejtorive dhe eventualisht shefat e zyrave si shefi i prokurimit dhe shefi i zyrës së auditivit”, shkruan në dokument.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit