4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Komuna e Prishtinës shpall tender diskriminues, ofron material higjenik vetëm për nxënës të komuniteteve

Më të lexuarat

994 euro ka ndarë Komuna e Prishtinës për higjienë të nxënësve.

Por, këtë nuk e ka bërë për të gjithë fëmijët, por vetëm për 125 fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Pakot, sipas zyrtarëve të Arsimit në Komunën e Prishtinës, janë ndarë kryesisht në shkollën “Emin Duraku” dhe “Asim Vokshi”.

Kjo e fundit ndodhet vetëm pak metra larg shtëpive të këtyre komuniteteve në Kodrën e Trimave.

Aty, shumica e fëmijëve kanë thënë se nuk shkojnë në shkollë për shkak të kushteve të rënda. Ata që ndjekin mësimin, e që janë të paktë, kanë treguar se i kanë marrë pakot në të cilat kishte shamponë, detergjent, pasta e brusha dhëmbësh.

Pakot që ishin refuzuar nga dy nxënës të komunitetit ashkali, u janë dhënë dy nxënësve shqiptarë, me gjendje të rëndë sociale.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se formulimi i tenderit është gabim, por të tillë bëhen me kërkesë nga Zyra për Komunitete. Ai ka thënë se gabimi do të përmirësohet.

Komunat, edhe me Ligjin për Arsimin Fillor, obligohen për mësim gjithëpërfshirës dhe pa diskriminime/koha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit