1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Komuna e Prishtinës ka dhënë kushtet e ndërtimit për Xhaminë Qendrore – E konfirmuar!

Më të lexuarat

Bashkësi Islame e Kosovës ka publikuar dokumentet që dëshmojnë se komuna e Prishtinës i ka dhënë kushtet ndërtimore, Ky është është postimi i tyre plotë:

“Në interesim të opinionit të gjerë dhe të besimtarëve tanë përkitazi me procedurën për përgatitjet rreth nisjes së ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, Kryesia e BIRK-ut njofton opinion se ditë më parë nga Komuna e Prishtinës, respektivisht nga Drejtoria e Urbanizmit, ka marrë kushtet ndërtimore për hartimin e dokumentacionit ndërtimor- projektin kryesor për ndërtimin e Kompleksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë.
Ekipi i arkitektëve të Kryesisë së BIRK-ut në bashkëpunim me Studion Projektuese nga Ankaraja janë duke punuar në përgatitjen e projektit kryesor dhe gjithë dokumentacionit të nevojshëm, në përputhje me planin ideor dhe kushtet e ndërtimit, që sa më parë të krijohen kushtet për nisjen e punimeve në ndërtimin e Kompleksit të “Xhamisë Qendrore” në Prishtinë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit