9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Komuna e Prishtinës fillon fazën e tretë të dezinsektimit

Më të lexuarat

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga sonte nis fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Përgjatë kësaj kohe, komuna ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët, të cilët i ka lutur që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, në mënyrë që të mos futen insektet brenda, dhe gjithashtu t’u shmangen sa më shumë daljeve nëpër hapësirat ku është duke u bërë dezinsektimi, së paku për një orë.

Në këtë drejtim, komuna apelon te shoqatat e bletarëve dhe bletarët e Komunës së Prishtinës, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe./Insajderi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit