6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Komuna Dibrës ndau 300.000 den për Tetovën, u kërkua ndihmë edhe për emigrantët

Më të lexuarat

Dibër, 29 gusht- Këshilli i komunës Dibër në seancën e sotme vendosi që të ndaj ndihmë humanitare për Tetovën në vlerë prej 300.000 denar. Për vendimin votuan anëtarët e Këshillit nga të gjitha partitë politike, transmeton zhurnal.mk

Nga Dibra për familjet e dëmtuara nga vërshimet në Tetovë deri më tani nga sektori i biznesit dhe organizatat jo qeveritare u dërguan mbi 50 ton rroba dhe ushqime, ujë të ambalazhuar dhe para. Në aksionin për ndihmë humanitare për në Tetovë janë të përfshirë edhe nga Kryqi i Kuq në Dibër, transmeton zhurnal.mk

Në seancën e sotme një pjesë nga këshilltarët kërkuan që komuna të ndaj mjete që do të dedikohen për furnizimin me ujë të ambalazhuar për emigrantët të cilët në Maqedoni po futen nga Gjevgjelia, transmeton zhurnal.mk

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit