20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kompjuterët e infektuar mund të ndalin internetin

Më të lexuarat

Për përdoruesit e kompjuterit, disa klikime me mi do të mund të nënkuptonin ndryshimin në mes të qenit online dhe humbjes së lidhjes në internet gjatë kësaj vere.

Të panjohur për shumicën e tyre, problemi tyre filloi kur hakerët ndërkombëtarë bën një mashtrim me reklamim online për të marrë kontrollin mbi kompjuterët e infektuar përgjatë botës. Në një përgjigje mjaft të pazakontë, FBI ka vendosur një rrjet për siguri muaj më parë duke përdorur kompjuterët e qeverisë për të parandaluar prishjet e internetit për ata përdorues të infektuar. Por ai sistem do të ndalet.

FBI është duke i përkrahur përdoruesit për të vizituar një uebfaqe që drejtohet nga bashkëpunuesi i vet i sigurisë,http://www.dcwg.org, që do t’i informojë ata nëse janë të infektuar dhe të shpjegojë rrugën për të zgjidhur problemin. Pas 9 korrikut, përdoruesit e infektuar nuk do të jenë në gjendje të qasen në internet.

Shumica e viktimave madje nuk e dinë aq që kompjuterët e tyre janë infektuar, megjithëse softueri keqdashëse me siguri që ka ngadalësuar lundrimin e tyre në ueb dhe ka bllokuar antivirusin e tyre, duke i bërë makinat e tyre më të pambrojtura ndaj problemeve të tjera të mundshme.

Gjatë nëntorit të vitit të kaluar, FBI dhe autoritetet e tjera ishin duke u përgatitur për ta rrëzuar një unazë të hakerëve që po e drejtonte një reklamë mashtruese në internet në një rrjet të madh të kompjuterëve të infektuar.

“Ne filluam të kuptonim që ne mund të kemi një pjesë të vogël të problemit në duart tona sepse … nëse ne vetëm do ta tërhiqnim infrastrukturën e tyre kriminale dhe t’i dërgonim secilin në burg, viktimat e kësaj do të ishin pa shërbim të internetit,” tha Tom Graasso, i cili është një agjent special i FBI-së. “Përdoruesit mesatar  do të hapte Internet Explorer dhe të shihte ‘faqja nuk u gjet’ dhe të mendonte që interneti është prishur.”

Në natën e arrestimeve, agjencia solli Paul Vixie, i cili është kryetar dhe themelues i Shoqërisë së Sistemeve të Internetit, për të instaluar dy serverë në internet për të marrë vendin e serverëve të konfiskuar mashtrues të cilët kompjuterët e infektuar ishin duke i përdorur. Zyrtarët federalë planifikuan që të mbanin serverët e tyre online deri në mars, duke ua dhënë secilit mundësinë për të pastruar kompjuterët e tyre. Por kjo nuk ishte një kohë e mjaftueshme. Një gjykatë federale në Nju Jork e ka shtyrë afatin e fundit deri në korrik.

Tani, tha Grasso, “deklarata e plotë nga gjykata po del për t’i bërë njerëzit që ta adresojnë këtë problem.” Dhe përdoruesit e kompjuterëve duhet t’i kontrollojnë kompjuterët e tyre personalë./pcworldalbanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit