7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kompania turke e medikamenteve, Pharmactive fillon eksportin në Evropë

Më të lexuarat

Kompania turke e ilaçeve, Pharmactive deklaroi se ka hyrë në tregun e Evropës me një medikament të zhvilluar prej kësaj kompanie, që përdoret në kurimin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kompania turke e ilaçeve, Pharmactive deklaroi se ka hyrë në tregun e Evropës me një medikament të zhvilluar prej kësaj kompanie, që përdoret në kurimin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kjo kompani deklaroi se realizoi dërgesën e parë në Evropë me një eksport prej një milion kuti ilaçesh.

Drejtoresha e përgjithshme e Tregtimit me Jashtë dhe Planifikimit Strategjik të Pharmactive, Inxhi Ajjëlldëz (Inci Ayyıldız) tha se kanë marrë licencën në 10 vende, përkatësisht në Austri, Gjermani, Spanjë, Itali, Holandë, Maltë, Portugali, Angli, Francë dhe Hungari.

Ndërsa objektivi për 5 vitet e ardhshme në tregun e eksportit është hyrja në 5 firmat që kanë dalë nga industria vendore.

“Ne kishim filluar shitjen në Evropë, disa vende të Lindjes së Largët, Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Në fund të vitit 2019 do të bëjmë eksport të ilaçeve në 50 vende. Ne kemi aplikuar në tregun e eksportit për 350 lloje ilaçesh. Nga këto deri më tani kemi marrë miratim për 100 lloje. Në këtë mënyrë, duke rritur eksportin, kërkojmë të mbështesim vendin tonë” tha Ajjëlldëz.

Kurse Anëtari i Bordit Drejtues të Kompanisë, Levent Selamollu (Levent Selamoğlu): “Eksporti i ilaçeve në tregjet e vendeve të zhvilluara të Evropës është tregues i standardit të lartë të teknologjisë dhe cilësisë së prodhimit të ilaçeve në Turqi”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit