15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kompania turke ASELSAN prodhon kamerë të re termale me aftësi superiore

Më të lexuarat

Kompania turke ASELSAN, e njohur për sistemet elektro-optike, të cilat me dizajnin origjinal dhe algoritmat efikase demonstrojnë një performancë të lartë në të gjitha kushtet e motit dhe fushat e betejës, vazhdon ta rrisë ambicien e saj në këtë fushë edhe me një kamerë të re termale që ka zhvilluar kohët e fundit.

ASELSAN-i është një nga kompanitë pararojë të Turqisë në sektorin e industrisë mbrojtjes. Ajo u përfiton përdoruesve aftësi superiore për sa i takon sistemeve elektro-optike me dizenjimet e prodhimet e veta si: sisteme termale, matës distance me lazer, shënjues me lazer, sisteme paralajmëruese me lazer, kamera për ditën dhe pajisje për të parë natën me një imazh të intensifikuar.

Produktet e prodhuara nga ASELSAN mbi bazën e teknologjisë së përfitimit të imazheve termale me ftohje dhe pa ftohje kanë karakteristika që do ti japin përdoruesit një avantazh të padiskutueshëm në kushte natyrore të motit kur pamja është e dobët ose e kufizuar si: natë, mjegull, mjegull e dendur, si dhe në kushtet e betejës të tilla: si pluhur, tym, zjarr dhe maskim.

Lidershipin e saj në sistemet elektro-optike ASELSAN-i e ka çuara edhe një hap më tej me një familje të re të kamerave termale.

Kamerën termale GÖZ-SW, që punon me Valë të Shkurtra Infra të Kuqe (SWIR), për herë të parë kompania do ta prezantojë në Panairin e 13-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF’17), që do të zhvillohet në datat 9-12 maj.

Kamera termale në fjalë (GÖZ-SW) do të jetë një produkt i ri dijes së akumuluar për mbi 25 vjet të ASELSAN-it në projektimin dhe prodhimin e kamerave termale. Kjo kamerë do të jetë ndihmësi më i madh i përdoruesit në përmbushjen e detyrës në mënyrë të sigurt dhe me saktësi falë nivelit të lartë të informimit mjedisor që ajo siguron në kushtet e motit të keq si: mjegull, mjegull e dendur dhe të ngjashme.

GÖZ-SW gjithashtu do të mund të integrohet (duke u përshtatur) në platformat ajrore, në kuadër të punimeve zhvillimore që do të bëhen në të ardhmen. Kjo ka për qëllim sigurimin e të dhënave ndihmëse për pilotët gjatë realizimit të detyrave kritike si ulje/ngritje në kushtet kur niveli i pamjes është i ulët ose i keq, dhe gjatë fluturimeve në lartësi të ulët. Falë kësaj do të rritet edhe siguria në fluturimet e udhëtimet ushtarake/civile.

Të gjithë komponentët kritikë të GÖZ-SW zhvillohen me mundësitë kombëtare.

Punimet filluan me aktivitetet e Kërkim-Zhvillimit (R&D), që u kryhen falë kontributeve të rëndësishme të kompanisë ASELSAN, universiteteve “ODTÜ” dhe “Sivas Cumhuriyet Üniversitesi” në kuadër të projektit KANGAL, i cili mbështetet edhe nga Nënsekretaria e Industrisë së Mbrojtjes. Punimet dhanë rezultat me zhvillimin e prototipeve të suksesshme të detektorëve nga kompania ASELSAN dhe Turqia fitoi kështu njohuri të rëndësishme dhe teknologji të mjaftueshme për prodhimin e detektorëve me valë të shkurtra infra të kuqe (SWIR).

Kjo teknologji e përfituar do të zërë vendin e saj në pajisjet që prodhohen nga ASELSAN për përfitimin e imazheve (SWIR).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit