10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Komentatori vdes nga sulmi në zemër pas golit të Arabisë Saudite

Më të lexuarat

Komentatori egjiptian dhe ish futbollisti i skuadrës Ez-Zemalik, Abdurrahim Muhammed, ka vdekur nga një sulm në zemër pas golit në minutën e fundit të Arabisë Saudite ndaj Egjiptit

 

KAJRO (AA) – Komentatori egjiptian dhe ish futbollisti i skuadrës Ez-Zemalik, Abdurrahim Muhammed, ka vdekur nga një sulm në zemër pas golit në minutën e fundit të Arabisë Saudite ndaj Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Departamentit të Kanaleve Speciale të Televizionit Shtetëror, Usame Behnesi në një deklaratë për media tha se Muhammedi, ishte përgatitur për ta komentuar ndeshjen e grupit A të Kampionatit Botëror Rusi 2018, në mes të Arabisë Saudite dhe Egjiptit, në kanalin En-Nil.

Behnesi njofton se Muhammedi është emocionuar pas golit të dytë të Arabisë Saudite në minutën e fundit të ndeshjes dhe se ka pësuar sulm në zemër.

Ndërsa në media thuhet se Abdurrahim Muhammed ka pësuar sulm në zemër pas golit të Arabisë Saudite në minutat e fundit të ndeshjes dhe se ai është dërguar në spital por nuk ka mundur të shpëtojë.

Në kuadër të ndeshjeve të Botërorit 2018 në Rusi, Egjipti në ndeshjen e grupit A ishte ballafaquar me Arabinë Saudite, ku me golin e minutës së fundit pësoi humbje me rezultatin 2:1.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit