9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Koment – Turqia ‘rrit marshin’ e ekonomisë

Më të lexuarat

Ekonomia turke, e cila shënoi rritje 5,1% gjatë çerekut të dytë, gjysmën e parë të vitit e la me statistika të rritjes së qëndrueshme gjë që rriti edhe pritshmëritë për rritje për çerekun e tretë, thotë akademiku turk, Erdal Tanas KARAGÖL.

– Nga Prof. Dr. Erdal Tanas KARAGÖL –

Ekonomia turke, e cila shënoi rritje 5,1% gjatë çerekut të dytë, gjysmën e parë të vitit e la me statistika të rritjes së qëndrueshme gjë që rriti edhe pritshmëritë për rritje për çerekun e tretë. Faturat e rënda të dala pas tentativës së grusht shtetit në vitin 2016 u bënë shkaktar i një tkurrjeje ekonomike në çerekun e tretë të vitit 2016.

Sidoqoftë me përkrahjen dhe stimulimet që dha qeveria në sektorin real u arrit të kapërcehen të gjitha ndikimet negative të këtij procesi dhe ekonomia turke vazhdoi me rritje. Të dhënat e rritjes të arritura në çerekun e dytë të vitit 2017 mund ti vlerësojmë si rezultat i një performance të suksesshme që shfaqi ekonomia turke.

Ndërkohë që niveli i rritjes brenda ekonomisë turke gjatë kësaj periudhe pati ndikim pozitiv në tregjet e brendshme, ai çoi edhe në një trend të integruar në tregjet globale. Parë nga aspekti i rritjes në çerekun e dytë të vitit 2017 në vend të parë ndodhet Kina me 6,9% dhe në të dytin India me 5,7%. Në radhitjen në mesin e vendeve të grupit G-20 me ekonomitë më të mëdha të botës pas Kinës dhe Indisë vjen Turqia si vendi që arriti nivelin më të lartë të rritjes ekonomike prej 5,1%. Prandaj mund të themi se ekonomia e Turqisë në çerekun e dytë të vitit 2017 hodhi firmën në një sukses mjaftë të rëndësishëm në mesin e ekonomive globale.

Në qoftë se i bëjmë një analizë niveleve të rritjes në bazë sektoriale atëherë shohim se sektori i informatikës dhe ai i komunikacionit radhitet në vendin e parë me 10,1% rritje. Në vendin e dytë radhiten aktivitetet në fushën e financave dhe të sigurimeve me 9,4% dhe në vendin e tretë me 6,8% rritje ndodhet sektori i ndërtimtarisë. Ndërkaq sektori i industrisë është sektori i katërt që shënoi rritje të shpejtë me 6,3%. Rritja e shënuar nga sektori i industrisë është një zhvillim i rëndësishëm nga aspekti i ekonomisë së Turqisë, e cila filloi të forcohet.

Fondi për Garantimin e Kredive përbënë njërën prej burimeve më të rëndësishme të rritjes ekonomike. Mbështetja që i dha ky fond bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha duket qartë në rritjen e prodhimit. Njëra prej shembujve më konkret të kësaj është rritja prej 6,3% që shënoi sektori industrial në çerekun e dytë të këtij viti.

Natyrisht se këtë zhvillim pozitiv në prodhim duhet vlerësuar edhe si rezultat i rritjes së kërkesave për eksport, ndërkaq shifrat e eksportit duhen vlerësuar veçanërisht. Dinamika më e rëndësishme e rritjes në çerekun e dytë është edhe rritja e eksportit. Në çerekun e dytë të këtij viti u shënua rritje në eksport për 10,5% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Njëra prej arsyeve kryesore të rritjes së eksporteve është edhe mbështetja e siguruar nga Fondi për Garantimin e Kredive.

Që rritja ekonomike të jetë e qëndrueshme do të jetë e nevojshme që këto kreditë të orientohen nga sektorët që do të kontribuojnë në rritjen e eksportit. Sepse rruga për të arritur në një nivel të caktuar të rritjes ekonomike dhe në nivelin e konkurrencës ndërkombëtare kalon nëpërmjet prodhimit të produkteve me vlertë të lartë të shtuar. Mund të themi se kjo rritje e shënuar në eksport, që është njëra prej faktorëve kryesor të rritjes, përveç konsumit të brendshëm do të fokusohet edhe në eksport.

Ndërkaq në fushën e investimeve, që krahas eksportit është një përbërës tjetër i rritjes, u shënua një rritje prej 9,5%. Qëndrueshmëria dhe mjedisi i besueshëm i siguruar pas referendumit ndikuan drejtpërsëdrejti në investime dhe krijuan kushte të volitshme për kapitalin e huaj. Natyrisht se duhet të rikujtojmë që për ti bërë të qëndrueshme këto kontribute të investimeve duhet të rriten edhe investimet afatgjata.

Si përfundim duhet të themi që në qoftë se vazhdon me nivel të njëjtë rritja që shënoi ekonomia turke në gjysmën e parë të këtij viti atëherë do të rriten edhe pritshmëritë pozitive të rritjes gjatë çerekut të tretë dhe deri në fund të vitit. Prandaj plani i veprimit afatmesëm i ekonomisë turke për vitin 2017, i parashikuar të jetë në nivel 4,4% do të përmbyllet me një rritje shumë më të lartë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit