6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Koment – Turqia në prag të zgjedhjeve historike

Më të lexuarat

Analizë nga Can ACUN, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme në Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), në Ankara…

 

*Can ACUN

Rezultatet e zgjedhjeve në Turqi do të forcojnë rolin rajonal dhe global si dhe do të forcojnë edhe më shumë rëndësinë dhe barrën e saj në arenën ndërkombëtare. Turqia nuk do të mund të humbiste kohë me tranzicionin në sistem të ri ndërkohë që në rajon janë duke u hartuar hartat e reja. Edhe dobësia më e vogël politike, ushtarake, ekonomike e Turqisë do tu japë rast të mirë historik ShBA-së dhe forcave të ndryshme të dhëna pas ndryshimeve demografike. Pritet që Turqia pas zgjedhjeve të ndjek një politikë të jashtme më të fortë dhe më aktive.

 

Për sa kohë që ekuacionet politike në Irak dhe Siri nuk stabilizohen, Turqia duhet të ndjek një politikë të jashtme më të ngjeshur, posaçërisht ndaj kufijve të saj jugor. Nëse pozita gjeografike është fati i saj, atëherë Turqia nuk e ka privilegjin që qeverinë ta formojë pas gjashtë muajve ashtu siç ndodhë në vendet Perëndimore. Është thelbësore që në trojet e Lindjes së Mesme, ku destabiliteti politik ka kosto të lartë, të ndiqet një politikë proaktive dhe efikase. Pritet që politika e Turqisë në rajon të jenë më efektive pas zgjedhjeve të 24 qershorit, me të cilat do të kalohet në sistem të ri të pushtetit. Turqia me zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në këtë kohë, kur pritet që gjatë viteve të ardhshme të formësohet e ardhmja e Irakut, e posaçërisht ajo e Sirisë, do të mund të parandalojë “faktin e kryer” me hartimin e hartave të reja të rajonit. Turqia duhet të jetë në gjendje të hedh hapa në përputhje me planet afatgjata të ShBA-së për investime në organizatën terroriste YPG, fraksionit të PKK-së në Siri, objektivat e arbitrazhit të Rusisë dhe Iranit për pozitën e regjimit të Esadit dhe të qasjes së Izraelit ndaj rajonit, që do të ndihmojnë në mbrojtjen e interesave të saj kombëtare. Ndërkohë që Rusia, Irani dhe Turqia me procesin e Astanës përpiqen për ti dhënë fund konfliktit në Siri dhe ta përgatitin terrenin për zgjidhje politike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë perspektiva të ndryshme që synojnë ti realizojnë nëpërmjet organizatës terroriste PKK. Pentagoni, i cili deri në fund të vitit 2018 planifikon të trajnojë 65 mijë terroristë të YPG-së dhe pagat e të cilëve paguhen nga ana e ShBA-së, kërcënon tërësinë territoriale të Sirisë dhe sigurinë kombëtare të Turqisë. Megjithatë, harta rrugore e Menbixhit, mbi të cilën u dakorduan ShBA-ja dhe Turqia, do të mund të jetë model edhe për zonat tjera të kontrolluara nga ana e YPG-së e jo vetëm për Menbixhin.

Eliminimi i një pjese të madhe të organizatave terroriste në Siri, me përjashtim të DAESH-it dhe YPG-së, bëri që aktorët ndërkombëtar të hedhin hapa në drejtim se si do të krijohet rendi pas luftës. Sipas të gjitha gjasave në fund të këtij procesi, që do të vazhdojë për disa vjet, do të përcaktohet fati i Sirisë dhe i rajonit. Është thelbësore që Turqia të ndërhyjë personalisht në këtë proces pasi që ajo është fqinji me të cilën Siria ndanë një vijë të madhe kufitare. Ndërkaq PKK-ja vazhdon praninë e saj në rajonin e Irakut dhe kërcënon drejtpërsëdrejti Turqinë. Aktualisht Turqia është duke zhvilluar operacione ushtarake brenda territoreve të Irakut. Elementet e Forcave të Armatosura të Turqisë, të cilat në kuadër të operacionit të Vendosmërisë spastruan vendkalimet e PKK-së dhe u dislokuan në Irak, janë duke avancuar drejtë Kandilit, që është qendra e organizatës terroriste PKK. Krahas përkrahjes nga ajri të operacioneve tokësore edhe aktivitetet e vëzhgimit të kryera me dronë të armatosur i japin përkrahje të madhe këtij operacioni.

Turqia pas zgjedhjeve në Irak synon që së bashku me qeverinë qendrore të Irakut ti japë fund pranisë së PKK-së në këtë vend. PKK-ja malin Kandil dhe në anën tjetër malin Sinxhar i përdorë si baza të saj. Në vijën e negociatave, që do të zhvillohen me qeverinë qendrore dhe udhëheqjen vendore në veri të Irakut pas zgjedhjeve, Turqia do të përpiqet të fitojë kundër PKK-së. Në përgjithësi, procesi i tranzicionit të Turqisë nga sistemi i demokracisë parlamentare në sistem të demokracisë presidenciale e dobësonte dhe ngadalësonte burokracinë dhe qeverinë e Turqisë. Me përfundimin e shpejtë të procesit të tranzicionit Turqia do të mund të jetë në gjendje të prodhojë dhe zbatojë politika më efikase, më të shpejta dhe më të qëndrueshme. Përfundimi i procesit të tranzicionit të sistemit të brendshëm politik, do të lehtëson Turqinë posaçërisht nga aspekti i politikës së jashtme.

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit