6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Koment – Siria pas samitit katërsh të Stambollit

Më të lexuarat

Vlerësimi i Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara…

*Can ACUN

Në samitin katërsh për Sirinë që u mbajt në Stamboll me pjesëmarrjen e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Turqisë, u morën vendime të rëndësishme për vendosjen e paqes si dhe u vendos të formohet komitetit kushtetues i Sirisë. Megjithëse vendimet e marra kanë rëndësi nga aspekti i vendosjes së paqes, në Siri ka probleme më të rëndësishme për të zgjidhur. Në këtë kontekst konflikti mes organizatave terroriste DAESH dhe YPG që po zhvillohen në kufirin Siri-Irak, zjarri provokues i YPG-së në kufirin Turqi-Siri dhe bombardimi i pozicioneve të YPG-së nga ana e Forcave të Armatosura të Turqisë, si dhe konfliktet që po jetohen mes grupeve opozitare në rajonin e Idlibit në Siri, janë tregues se duhet të hidhen shumë hapa tjera për të vendosur paqen në Siri.

Liderët e 4 vendeve gjatë takimit të tyre në Stamboll morën vendime të rëndësishme për vendosjen e paqes në Siri. Posaçërisht vendimi për komitetin kushtetues, për formimin e të cilit për një kohë të gjatë po bëhen përpjekje, do të ndikojë në një masë të rëndësishme në të ardhmen e Sirisë. Duhet të theksojmë se sado që hartimi i kushtetutës së re është i rëndësishëm për vendosjen e paqes në Siri, ai nuk është një zgjidhje absolute. Procesi i miratimit të kushtetutës nga ana e popullit sirian pas hartimit të tij më vete përmban pengesa të vështira. Organizimi i zgjedhjeve në një kohë kur miliona sirianë ndodhen jashtë vendit, me miliona të tjerë janë detyruar në migrim të brendshëm dhe kur regjimi i Esadit pengon qasjen në dokumentacione të rëndësishme siç është pasaporta. Në mesin e vendimeve tjera të marra në këtë samit janë edhe vazhdimi i armëpushimit në Idlib, lufta kundër organizatave terroriste dhe kundër organizatave separatiste. Kështu që përpjekjet e Turqisë në fushën diplomatike për të penguar arritjen e synimeve të organizatave terroriste, të cilat kërcënojnë tërësinë territoriale të Sirisë, siç është YPG-ja, patën sukses.

Nëse bëjmë fjalë për zhvillimet në terren në Siri mund të themi se ka patur zhvillime të reja në luftimet mes organizatave terroriste YPG dhe DAESH në kufirin Siri-Irak. YPG-ja e mbështetur nga njësitë speciale të ShBA-së, Francës dhe Italisë para disa muajve e filloi një operacion kundër DAESH-it në zonën Hacin. Organizata terroriste DAESH përfitoi nga stuhia e rërës që u jetua në rajon dhe arriti që brenda disa ditëve të rimarrë zonat, të cilat YPG-ja i kishte marrë pas shumë vështirësive që zgjatën me muaj të tërë. Së bashku me fitoret e DAESH-it militantët e kësaj organizate sërish arritën në kufirin e Irakut. Ndërkaq nga ana e Irakut janë marrë masat e duhura ndaj ndonjë sulmi të mundshëm të DAESH-it dhe në këtë zonë janë dislokuar trupat e Hashdi Shabit. Edhe pse YPG-ja dërgoi përforcime në rajon dhe u mbështet nga koalicioni ndërkombëtar ajo nuk arriti të ndalë avancimin e DAESH-it. Se sa ka vullnet YPG-ja, e cila arriti të fitojë legjitimitetin e saj me pretekst të luftës kundër DAESH-it, për të shkatërruar këtë të fundit, është një prej pyetjeve të rëndësishme që parashtrohen.—

Pas humbjeve të rëndësishme të YPG-së në juglindje të Sirisë nga DAESH-i, ajo pati konflikte edhe përgjatë vijës kufitare me Turqinë në veri të Sirisë dhe u ballafaqua me bombardimet e Forcave të Armatosura të Turqisë. Fortifikimet e YPG-së në pikat e larta përgjatë kufirit me Turqinë në perëndim të Ajn Al-Arab, u morën në objektiv dhe u shkatërruan nga ana e artilerisë turke. Më pas përgjatë vijës kufitare në Tel Abjad u jetuan konflikte mes ushtarëve turq dhe terroristëve të YPG-së. Gjatë sulmit në perëndim të Ajn Al-Arab, të cilët u goditën të nesërmen nga ushtria turke, nga pozicionet e YPG-së kundër autoblindave turke janë përdorur raketat të komanduara antitank. Pas sulmeve në llogaritë zyrtare të YPG-së u postuan fotografitë nga ky sulm. Deklarata e YPG-së se “Operacioni ndaj DAESH-it në Hacin u ndalua për shkak të bombardimeve të Turqisë”, në të vërtet tregon se si YPG-ja përdorë DAESH-in për qëllime të veta.

Një çështje tjetër ishin edhe luftimet e jetuara në rajonin e Idlibit. Me anë të Marrëveshjes së Soçit është parandaluar një sulm i mundshëm ndaj rajonit të Idlibit. Ndërkaq gjatë ditëve që lamë pas në rajonin e Idlibit pati përleshje mes grupit terrorist Hayat Tahrir-u Sham dhe Lëvizjes Nureddin Zengi. Edhe pse luftimet mes grupeve opozitare me Hayat Tahrir-u Sham nuk zgjasin shumë, ato janë tregues se sa e ngatërruar është dinamika në këtë rajon. Me qëllim të vendosjes së paqes në Siri është e nevojshme që të vendoset një paqe e qëndrueshme në Idlib.

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit