8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Koment – Rrënjët historike të problemit të Palestinës (1)

Më të lexuarat

Mbyllja e Xhamisë Al-Aksa për obligimet fetare nga ana e Izraelit në mesin e korrikut (2017) dhe vendosja e detektorëve të metalit në hyrjet e kompleksit shkaktoi një reagim të madh tek myslimanët dhe u bë shkak për ngjarjet e përjetuara në Jerusalem.

Masakrimi i myslimanëve që protestonin bllokadën përreth Mesxhid-i Aksasë nga ana e ushtarëve izraelitë u bë shkak për rritjen e reagimeve kundër Izraelit edhe në Botën Islame edhe në shoqërinë ndërkombëtare dhe si rezultat i këtyre reagimeve qeveria izraelite u detyrua të heqë barrierat elektronike.

Ngjarjet që vazhduan për dy javë pas 15 korrikut, nuk janë një ngjarje më vete por burojnë nga procesi historik dhe janë vetëm një nga dhjetëra probleme që ekzistojnë. Për këtë arsye, për të kuptuar Problemin e Palestinës duhet të zbresim në rrënjët historike të çështjes dhe duhet të vejmë në shesh procesin politik. Në këtë kuadër, në pjesën e parë të këtij komenti të planifikuar me 4 pjesë do të vëmë re Problemin e Palestinës nga aspekti i rrënjëve të kësaj çështjeje ndërsa në pjesët e tjera do të shprehemi për daljen në shesh të Problemit të Palestinës dhe shkaqeve politike.

Çështja e Palestinës në thelb është një çështje e gjerë që me një thellësi që ka të bëjë me historinë, kulturën, administrimin, identitetin dhe politikën e tokave të Palestinës që quhen të shenjta nga tre feve të mëdha Judaizmi-Krishterimi-Islamizmi. Kjo çështje me kohën është kthyer në një nga problemet ndërkombëtare më të rëndësishme të epokës sonë. Edhe pse ajo doli në shesh në fillim si një çështje rajonale që i interesonte Lindjes së Mesme, për një kohë të shkurtër fitoi një cilësi ndërkombëtare dhe është kthyer në një temë që i intereson forcave të mëdha që i japin drejtim veçanërisht sistemit ndërkombëtar.   Çështja e Palestinës, që është një nga çështjet ndërkombëtare më të komplikuara të ditëve tona, ka një të shkuar historike shumë të vjetër.

E parë nga rrënjët e historisë së lashtë që i ka dhënë emrin Palestinës, do të vëmë re se emri vjen nga populli pranë detit i quajtur “palestianë”  të vendosur në rajonin e sotshëm ndërmjet TelAvivit dhe Rripit të Gazës në shekullin e 12-të para erës sonë. Por si nga burimet historike ashtu edhe ato fetare, emri i këtij rajoni ishte “Bota e Kenan”. Pasi “kenanianët” që i dhanë emrin këtij rajoni kishin jetuar këtu gjatë viteve 3000-12000 para erës sonë, përpara palestinezëve, në kohën kur Profeti Ibrahim i vuri vulën historisë së lashtë të Lindjes së Mesme. Në regjistrimet historike, për palestinezët bëhet fjalë si një popull që ka luftuar për sovranitet me Egjiptin në periudhën e firaunëve në rajonet e Anadollit, Qipros dhe Sirisë. Në regjistrimet e egjiptianëve dhe të asurëve (assyrian) për këtë popull përdoreshin emra të tilla si “peleset” ose “palashtu”.

Në veprat e historianit grek Heredot (Herodotus), i cili ka jetuar në shekullin V para erës sonë, rajonin e popullit që jetonte në rripin bregdetar nga Fenike (Phoenicus) deri në Egjipt e quante “Palestine”. Heredot nuk i përcaktonte palestinezët si një grup tjetër etnik dhe citonte një emër të përbashkët që përdoret për popullin që jetonte në këtë hapësirë gjeografike dhe nuk ishte fenikas.

Përsëri sipas të dhënave historike, rrënjët historike të bijve të Izraelit (bijtë e Jakubit) shkojnë pas deri në periudhën e Profetit Ibrahim. Pranohet që Profeti Ibrahim, që është ati i tre feve hyjnore dhe profetëve të këtyre feve, ka jetuar në vitet 2 mijë para erës sonë në qytetin Ur (sot njihet si Tel el Mukayyer), Harran, Kenan dhe përreth Egjiptit. Sipas burimeve fetare, Profetit Ibrahim i lindi djali Is’hak nga bashkëshortja e parë Sare dhe djali Ismail nga bashkëshortja e dytë Haxher, që ishte shërbëtorja e bashkëshortes së parë. Përsëri sipas këtyre burimeve bëhet e ditur se Ismaili ishte 16 vjet më i madh se Is’hak. Në këtë periudhë, djali i Is’hakut, Profeti Jakub dhe 12 bijtë e tij dhe fisi që rridhte prej tyre quheshin me një emër të përbashkët, “Beni Israel” – bijtë e Izraelit (bijtë e Jakubit) pra izraelitë dhe duke iu referuar djalit të madh të Jakubit, Juda përdorej edhe emri Jahudi (hebrenj).

Në vitet 1600 para erës sonë, në periudhën e Profetit Jusuf, bijtë e izraelit që jetonin në Egjipt u përzien me popullsitë e tjera dhe filluan të humbin veçorinë e të qenurit një popull race. Edhe pse origjina e bijve të Izraelit vjen nga Profeti Ibrahim, organizuesi, shpëtuesi dhe profeti më i madh i tyre është Profeti Musa. Për këtë arsye bijve të Izraelit, besuesve të profetit Musa dhe atyre që janë të lidhur me të i është thënë hebrenj (musevi).

Në periudhën e Profetit Musa kur u zbrit libri i Toras, hebrenjtë me përpjekjet e gjata të këtij profeti duke u arratisur nga zullumet e firaunëve në Egjipt, në vitet 1200 para erës sonë erdhën në Kenan. Pas vdekjes së Profetit Musa ata kanë bërë luftëra të gjata me popullin e këtij rajoni, pra palestinezët. Një shekull pas kësaj kohe, kalimi i bijve të Izraelit nga Lumi Jordan (Sheria) duke ardhur në tokat e shenjta, pra Jerualem i la ata ballë për ballë me një luftë tjetër.

Goljat (Xhalut), që ndodhej në krye të amalikave (umluk) që ishin një popullatë palestineze, i mundi dhe rrënoi bijtë e izraelit dhe i përzuri ata nga kjo hapësirë gjeografike. Por me ardhjen në fron të Talut (Saul) hebrenjtë u bashkuan përsëri dhe përforcuan fuqitë. Veçanërisht në këtë periudhë lufta Talut-Xhalut, njihet si një legjendë-mitologjike e rëndësishme si në historinë e rajonit ashtu edhe nga aspekti i historisë së hebrenjve. Pasi Davuti që ishte një i ri i dobët në krye të ushtrisë së Talutit, duke hedhur gurin me llastiqe në dorë në mes të ballit të komandantit gjigand të pamposhtur të palestinezëve, rriti ta vrasë atë. Kurse sot, afërsisht pas 3 mijë vjetësh, rajoni ka përballë një pamje të kundërt. Të rinjtë palestinezë që luftojnë me llastiqe në duar, mundohen të mbrojë atdheun e tyre nga goljati i epokës. Në pjesën e ardhshme të komentit do të vazhdojmë me procesin historik të çështjes së Palestinës.  TRT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit