7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Koment – Politika e Turqisë për Energjinë dhe Mineralet Kombëtare për të qenë e pavarur

Më të lexuarat

Turqia është në prag të transformimit të madh: Ajo pret risi edhe në politikë edhe në energji edhe në shumë fusha të tjera.

Turqia me Politikën e Energjisë dhe Mineraleve Kombëtare duke e nisur rrugën me sloganin “Energji e Pavarur, Turqi e Fuqishme” është duke vizatuar një hartë rrugore gjithëpërfshirëse në lidhje me energjinë dhe ka si synim të çojë edhe më përpara pozicionin e saj në sistemin ndërkombëtarë.

Politika e Energjisë dhe Mineraleve Kombëtare është ngritur mbi 3 pika themelore; sigurimi i furnizimit të energjisë, energjia si burim vendor dhe krijimi i tregut të energjisë. Përfshirja dhe përgjegjësia e këtyre pikave i intereson nga afër të gjithë aktorëve të sektorit të energjisë.

Si rrjedhojë bëhet fjalë për një politikë energjie të gjithë-pajisur dhe me përfshirje të gjerë. Kjo politikë, duke bërë të ditur nga njëra anë të gjitha hapat që duhet të hidhen që nga prodhimi deri tek konsumimi i energjisë, nga ana tjetër përfshin zbatime të ndryshme për nxjerrjen e hartave gjeofizike dhe gjeokimike në mënyrë që të përfitohet nga burimet që zotëron vendi.

Mirëpo përse sot Turqia ka nevojë për Politikën e Energjisë dhe Mineraleve Kombëtare?

Kjo mund të shpjegohet duke pasur parasysh shumë arsye.

Kurorëzimi edhe në fushën e energjisë të ndryshimit dhe transformimit të ekonomisë së Turqisë në këto 15 vitet e fundit.
Kalimi nga grupi me të ardhura të mesme në grupin e vendeve me të ardhura të larta.
Arritja në një nivel më të lartë të të ardhurave vjetore kombëtare për person duke hyrë në 10 ekonomitë e mëdha të botës dhe si rrjedhojë synimi për të përfituar energjinë me një kosto më të ulët.
Mos ndikimi negativisht nga luhatjet që mund të shkaktohen nga kostot e energjisë.
Reduktimin e vartësisë nga energjia e importuar që arrin në 70%.
Përdorimi në mënyrë efektive të burimeve energjetike vendore dhe zhvillimi i punimeve të kërkimit të naftës dhe gazit natyror në Mesdhe dhe Detin e Zi.
Krijimi i shumëllojshmërive si në aspektin e vendeve ashtu edhe të burimeve në furnizimin e energjisë.
Rritja e kapacitetit të depozitimit të gazit natyror për të reduktuar rreziqet që mund të kanosen në rast të problemeve politike ose teknike.
Rritja e prodhimit industrial vendor në prodhimin dhe konsumimin e energjisë, përfshirja më efektive e sektorit të energjisë në fushën e Kërkim-Zhvillimit dhe krijimi i një sistemi konkurrues.
Lehtësimi i kthimit të Turqisë në një aktor të fuqishëm në sistemin global të energjisë duke rritur rolin e sektorit privat në fushën e energjisë dhe çfarë është më e rëndësishmja është fakti se për ta kthyer Turqinë në një qendër të tregtisë së energjisë kjo politikë (Politika e Energjisë dhe Mineraleve Kombëtare) është e domosdoshme.
Turqia për burimet energjetike që importoi brenda 10 viteve të fundit, në vit ka shpenzuar 44 miliardë dollarë për energji dhe 10,6 miliardë dollarë për burimet minerale. Pra fatura që i del Turqisë për burimet e importuara energjetike dhe minerale arrin në rreth 55 miliardë dollarë në vit.

Kjo shifër e lartë pasqyrohet në ekonomi si deficit buxhetor. Nëse Turqia nuk dëshiron që të përjetojë përsëri gjendjet kontradiktore të periudhave të kaluara, pra nëse nuk dëshiron të mbetet ballë për ballë me sakrificën për të mos jetuar rritje ekonomike si pasojë e deficitit të lartë që shkakton fatura e energjisë, atëherë duhet të ndryshojë me doemos tablonë ku zë vend dilema deficit buxhetor-energji.

Dhe për të tejkaluar këtë gjendje nuk duhet të mjaftohet vetëm me çështjen e energjisë por duhet të vizatojë një vizion të nevojshëm gjithëpërfshirës për zhvillimin edhe më shumë të infrastrukturës, sektorit privat dhe industrisë së ekonomisë në rritje të Turqisë dhe për tu kthyer në një aktor rajonal dhe global. Dhe kjo do ta çojë Turqinë një tur më lart; pra në ligën e vendeve të pasura.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit