6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Koment mbi situatën ekonomike të Kosovës

Më të lexuarat

Ekonomia e Kosovës
Nuk dua te jem negativ por ti paraqes vetëm disa fakte reale:
Ne jemi një ekonomi ne tranzicion d.m.th. ende nuk jemi ne listën e shteteve te pa zhvilluara.
Jemi ekonomia me e varfër në rajonin tonë, me një ekonomi e pa shpresë të ardhmen, zhvillimin e saj tentojnë ta mbështesin ne kredi ndërkombëtare duke u krenuar(për çudi) se ne nuk kemi borxhe shumë dhe borxhi publike është i vogël, sepse ato çka kanë mundur te gjenerojnë te ardhura për buxhetin e shtetit tonë veç se shteti nuk i ka më ne pronsi. Më se 45% e popullsisë jetojnë në varfëri dhe 17% e popullsisë jeton në varfëri të skajshme duka u bazuar ne raportin e bankës botërore. Papunësia është afërsisht 40% sipas ASK- së. Kemi një deficit shumë të madhe tregtarë të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë në vitin 2015 tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej 2,309.3 milionë Eurosh, totali i eksporteve në vitin 2015 ishte 325,2 milionë Euro, ndërsa i importeve 2,634,6 milionë Euro sipas ASK së eksporti mbulon importin me vetëm 12.3%!!!!! Të ardhurat e buxhetit të Kosovë janë më së shumti nga doganat, taksat në konsum ku vetëm 14% e tyre janë taksa direkte. Investimet e huaja direkte janë në rënie ku për çudi kemi rënie pas pavarësisë a thua pse??? Jemi anëtar te Bankes botrore FMN së ku aty jemi anëtarësuar sa për ti larë borxhet e Jugosllavisë si dhe kemi disa marrëveshje ndërkombëtare që bizneset tona shume pak po përfitojnë nga to, për kanë po punon shteti ynë.
Por ana pozitive është se kemi forcën punëtore te moshës së re e cila fatkeqësisht është në rënie. Kemi resurse të shumta natyrore që sipas bankës botërore llogaritet të jenë 13.5 miliard vlera e mineraleve. Pastaj jemi shteti i 5te ne bot me rezerve të linjitit në botë me 14 miliard tonë.

Kosova ka edhe shumë pasuri te tjera që duhen shumë shënime dhe kohë për ti paraqitur, pyetja ime është: a thua pse përsëri jemi shteti më i varfër në rajon kur kemi gjithë këto pasuri që shumë shtete nuk i kanë?

Vedat Morina

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit