15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Koment – Dy zhvillime të rëndësishme në Lindjen e Mesme: Jerusalemi dhe zgjedhjet në Irak

Më të lexuarat

*Can ACUN

Në Lindjen e Mesme u jetuan dy zhvillime të rëndësishme, të cilat interesojnë nga afër Turqinë dhe opinionin publik botëror. E para është zhvendosja e ambasadës amerikane në Jerusalem nga Tel-Avivi dhe martirizimi të 60 palestinezëve dhe plagosja e 2770 të tjerëve nga ana e ushtrisë izraelite gjatë protestave paqësore. Ndërkaq zhvillimi i dytë ishin zgjedhjet e përgjithshme në Irak.

Shumica e vendeve të botës reaguan ashpër ndaj vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zhvendosur ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem. Ndërkohë që shumica dërmuese në Këshillin e Sigurimit të OKB-së miratoi projektrezolutën kundër hapjes së ambasadës së ShBA-së në Jerusalem, Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë që kjo projektrezolutë të mos kalojë nga votimi në KS të OKB-së duke e përdorur të drejtën e vetos. Ndërkaq kjo projektrezolutë, e cila më vonë u soll para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për votim u miratua nga pothuajse të gjitha vendet e botës. Mirëpo pasi vendimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk janë të detyrueshme ndaj ShBA-së nuk lindi ndonjë obligim pengues, por është parë se bota është kundër vendimit të ShBA-së. Ndërkaq edhe Organizata e Bashkëpunimit Islam, e cila u mblodh në Turqi në një mbledhje emergjente e dënoi vendimin e Trumpit dhe i bëri thirrje botës për tu vënë në veprim. Mosefikasiteti i pothuajse tërë botës përballë një vetoje të Amerikës në të vërtet vuri në pah se sa të drejtë kanë fjalët e Presidentit Erdogan se “Bota është më e madhe se pesë”.

Gjatë të gjitha këtyre që u jetuan, Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i cili është poashtu pjesë e besimitevangjelistë, nuk hoqi dorë nga vendimi i tij dhe tregoi këmbëngulje në realizimin e profecisë së shpalljes së Jerusalemit si kryeqytet hebre. Sepse shumica e anëtarëve të kabinetit të Donald Trump janë pjesëtarë të këtij besimi. Ndërkaq prifti, të cilin Trump e dërgoi në hapjen e ambasadës në Jerusalem, njihet për nga besimi radikal evangjelist. Ndërkohë që ambasada e ShBA-së u hapë me pjesëmarrjen e të bijës së Donald Trumpit, Ivanka dhe dhëndrit të tij, palestinezët organizuan protesta paqësore. Palestinezët në Gazë, e cila është pothuajse burgu më i madh nën qiell të hapur, në afërsi të kufirit me Izraelin organizuan protesta paqësore. Si përgjigje ndaj protestave paqësore të palestinezëve, ushtarët izraelit përdorën në mënyrë brutale plumba luftarak kundër protestuesve dhe martirizuan 60 si dhe plagosën 2 mijë e 770 palestinezë.

Ndërkohë që në njërën anë ishin duke u martirizuar civilët e pafajshëm palestinezë dhe hapej zjarr ndaj tyre, në anën tjetër dhëndri dhe e bija e Donald Trumpit me ceremoni të madhe e bënin përurimin e ambasadës. Krahas qindra videove dhe fotografive, të cilat dëshmojnë krimet e kryera nga Izraeli, udhëheqja e ShBA-së akuzon Hamasin për këto ngjarje. Kjo në të vërtet tregon arrogancën e ShBA-së ndaj çështjes së Izraelit. Njëra prej arsyeve kryesore për qëndrime të rehatshme të udhëheqjes së ShBA-së është se vendet arabe, në vend se të mbrojnë interesat e popullit palestinez ato mbrojnë fronet e tyre duke bërë përkrahje të hapura ndaj Donald Trumpit. Kështu që Turqia është vendi i vetëm që bën përpjekje më të mëdha për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve. Turqia shpalli tre ditë zie për martirizimin e palestinezëve, ndërsa në të njëjtën kohë publikoi një komunikatë në kuvend ku dënoi ashpër Izraelin. Për më tepër Turqia thërriti në vend ambasadorët e saj nga ShBA-ja dhe Izraeli, ndërsa nga ambasadori i Izraelit kërkoi të largohet nga Turqia.

Një çështje tjetër e rëndësishme janë zgjedhjet e përgjithshme të Irakut. Këto zgjedhje ishin të nevojshme dhe të rëndësishme për qeverinë qendrore të Irakut pas marrjes nën kontroll të qyteteve Mosul, Faluxha dhe Enbar nga DAESH-i dhe të shumicës së vendeve kontestuese si Kirkuk dhe Sinxhar pas referendumit të dështuar për pavarësi të udhëheqjes vendore të veriut të Irakut. Mirëpo pjesëmarrja në zgjedhje në nivel mjaftë të ulët vetëm me 44% është tregues i mosbesimit në sistemin demokratik dhe tek politikanët irakian.

Në krye të listave zgjedhore që spikatnin në këto zgjedhje ishin lista e Kryeministrit irakian, Haydar Al-Ibadi, lista zgjedhore e ish-Kryeministrit irakian, Nuri Al-Maliki, lista zgjedhore e liderit shii, Mukteda Es-Sadr dhe lista zgjedhore Fetih, në të cilën bëjnë pjesë grupet e Hashdi Shabit. Gjithashtu edhe Koalicioni i Vendimit i liderit suni Usame en-Nuxhejf dhe Koalicioni i Urtësisë i liderit shii, Ammar Al-Hekim kanë qenë kandidatë të rëndësishëm në këto zgjedhje.

Ndërkohë që listat zgjedhore e ish-Kryeministrit Nuri Al-Maliki dhe e El-Fetihut të përbërë nga grupet e Hashdi Shabit cilësohen si lista pro-iraniane, lista e Hajdar Al-Ibadit dhe e Mukteda es-Sadrit kanë marrëdhënie relativisht më të mira me ShBA-në dhe Arabinë Saudite. Sipas  deklaratës së bërë nga Komisioni i Lartë i Pavarur Zgjedhor i Irakut, lista e Mukteda es-Sadrit kryeson në këto zgjedhje, ndërsa lista e El-Fetihut e përbërë nga grupet Hashdi Shabi radhitet e dyta. Ndërkohë që lista e Kryeministrit Hajdar Al-Ibadi radhitet e treta, lista zgjedhore e ish-Kryeministrit Nuri Al-Maliki është e katërta me radhë.

Pritet që pas zgjedhjeve në politikën e brendshme të Irakut të zvogëlohet ndikimi dhe forca e Iranit. Kështu qënuk pritet që lista zgjedhore e ish-Kryeministrit, Nuri Al-Maliki dhe e grupeve Hashdi Shabi të përfshihen në qeverinë e re. Mirëpo edhe pse në njërën anë do të zvogëlohet ndikimi i Iranit në fushën politike të Irakut, ai do të vazhdojë të jetë një aktor i rëndësishëm nga aspekti ushtarak. Posaçërisht grupet e Hashdi Shabit, të cilat krahas ushtrisë së rregullt të Irakut vazhdojnë të jenë fuqia e dytë më e madhe e armatosur në Irak, mund të kontrollohen drejtpërdrejt nga ana e Iranit dhe do të jetë njëra prej sfidave më të rëndësishme para qeverisë së re të Irakut.

Në qoftë se rezultatet e zgjedhjeve të Irakut vlerësohen nga aspekti i politikave të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës dhe Arabisë Saudite për të kufizuar Iranin në rajonin e Lindjes së Mesme atëherë mund të bëhet fjalë për një sukses të pjesshëm. Kështu që lideri shii Mukteda es-Sadr, i cili para disa vitesh udhëhiqte një rezistencë të armatosur kundër ShBA-së, tani ka marrëdhënie relativisht më të mira edhe me ShBA-në edhe me Arabinë Saudite. Në të njëjtën kohë Kryeministri i Irakut, Hajdar Al-Ibadi ishte emëruar në krye të vendit nga ShBA-ja pas marrjes nën kontroll të Mosulit nga ana e DAESH-it. Ndërkaq Ibadi, i cili kohëve të fundit zhvilloi vizita të rëndësishme në nivel të lartë në Arabinë Saudite, është i gatshëm të bashkëveproj me këtë vend dhe ShBA-në për të kufizuar fushën e ndikimit të Iranit në Irak.

Edhe pse zgjedhjet në Irak nga aspekti i Turqisë kanë rëndësi të veçantë, ato në të njëjtën kohë janë të rëndësishme për nga aspekti i luftës kundër terrorit. Sepse pritet që operacionet antiterror që Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmarrin kundër organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Irakut, të shndërrohen në një operacion gjithëpërfshirës. Ndërmarrja e operacioneve gjithëpërfshirëse brenda kufijve të Irakut me përkrahjen e qeverisë qendrore irakiane do të jetë një zhvillim mjaftë i rëndësishëm nga aspekti i marrëdhënieve Turqi-Irak. Forcat turke të sigurisë, të cilat arritën që të ulin në minimum aktivitetet e organizatës separatiste terroriste PKK në Turqi, në të njëjtën kohë planifikojnë që të vazhdojnë me botëkuptimin e luftës kundër organizatave terroriste matanë kufirit ashtu si gjatë operacioneve Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit.

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit